Rrëshën –Kalimash PS: Prokuroria të rihapë hetimet
Autori i Lajmit: S.Topi
Partia Socialiste i bë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të rihapë hetimin për rrugën Durrës-Kukës. Pas inspektimit të tunelit Thirrë-Kalimash, deputeti i PS-së, Namik Dokle pohoi dje se rruga që nis mbarë dhe si vepra e shekullit u mbyll para afateve dhe me probleme teknike duke u kthyer në korrupsionin shekullit për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë. Sipas tij tashmë ka ngrirë në buzë dhe gëzimi i mbarë shqiptarëve të cilët e mirëprisnin hapjen e rrugës. Në emër të Partisë Socialiste, Dokle ka kërkuar të hapet tuneli dhe bashkë me të, të rihapet edhe dosja kundër abuzimeve të mëdha në këtë vepër kombëtare, që duke qenë e tillë, i bën edhe më të rënda ato. Rreth 13 deputetë socialistë inspektuan dje tunelin Thirrë-Kalimash por nuk u lejuan të hynin brenda për elemente sigurie, siç pohuan punonjësit e firmës që po ndërton rrugën.
Deklarata
Deputeti i PS-së, Dokle pohoi dje se interesimi i deputetëve të grupit socialist, pranë autoriteteve ndërtuese të tunelit Thirrë-Kalimash dhe informacioni sado i kufizuar që ata morën në terren, vërteton dhe konfirmon edhe më qartë, atë shqetësim që opozita e ka ngritur që në krye të herës, se ky arter i rëndësisë së veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët nisi mbarë si rrugë kombëtare dhe u shndërrua për fat të keq në rrugë elektorale. “Rruga nisi si projekti i shekullit, dhe u shndërrua për turp në korrupsion të shekullit. Nisi shkencërisht me teknologji moderne dhe u godit nga parametrat e shkelur politikisht dhe arbitrarisht nga megalomania e ecjes së shpejtë se koha, politika në plan të parë. Të gjithë këto shkelje, bën që gëzimi i mbarë shqiptarëve për hapjen e kësaj rruge të ngrijë në buzë nga mbyllja e saj kur ende atje valëviten flamuj të fushatës elektorale”, - tha ai. Sipas socialistit Dokle shembja e tunelit të Kalimashit, nuk erdhi nga presionet radiale, por nga presionet qeveritare, për të dalë mbi rregullat e teknologjisë bashkëkohore. Sipas tij janë të pabaza arsyetimet se shembja erdhi nga strukturat e dobëta shkëmbore sepse realisht ndodhi nga strukturat shtetërore që për shkencë njohin fjalimet e Kryeministrit, për teknologji njohin premtimet elektorale të tij dhe për kohë e masë shpërthimesh në tunel njohin shpërthimet mitingashe të Berishës. “Ne ishim atje për të siguruar transparencë të plotë mbi çështjen, nëse 5 verbanakë të zyrave komunarë të Fanit, nuk duan të dinë asgjë, 5 milion shqiptarë, këtu dhe në Kosovë, duan të dinë pse u mbyll rruga, pse u mashtrua me inaugurimet elektorale dhe mbi të gjitha dhe më e rëndësishme, kur do të hapet përfundimisht dhe normalisht kjo rrugë. Shqiptarët duan të dinë koston e vërtetë të kësaj rruge, dhe të mos konfuzohen nga shifra gjithmonë të ndryshme që jep treshja “Babeshi” (Basha-Berisha-Olldashi)”, - tha ai. Ligjvënësi i PS-së shtoi se shqiptarët duan të gjtihë gjithashtu se sa para të tjera do të paguhen nga xhepi i tyre për të mbyllur shembjen e tunelit dhe kush do t’i paguaj ato, qeveria, firma ndërtuese ndërkombëtare, apo shkrepat e Thirrës?! “Shqiptarët duan të dinë, se pse nuk paguhen dhe kur do të paguhen firmat shqiptare, për punët e mbaruara në atë rrugë. Dhe më së fundmi, por nga rëndësia më së pari, shqiptarët duan të dinë, se kur do të rihap prokuroria shqyrtimin e këtij skandali që vazhdon? Bashkë me tunelin duhet të rihapet edhe dosja kundër abuzimeve të mëdha në këtë vepër kombëtare, që duke qenë e tillë, i bën edhe më të rënda ato!”, - tha ai. Deklaratat e Dokles bënë pas vizitës së deputetëve socialistë në Thirrë-Kalimash. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashin shfrytëzoi këtë vizitë për të ironizuar inspektimin e socialistëve që sipas tij ndodhi 2 vite e gjysmë me vonesë.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009