Ndarja e posteve, shfaqen dy rryma në PD
Demokratët janë pozicionuar në dy grupime sa i takon debatit të ndarjes së posteve qeveritare nga ato në forumet e partisë. Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur reaksioni zinxhir, ku anëtarët e Kryesisë thyejnë heshtjen për të bërë oponencën, por askush nga deputetët nuk ka shpallur kandidaturën për postet në sekretariate. Aktualisht, e gjithë vëmendja në kampin blu është përqendruar te debati i ndarjes së pushtetit nga partia dhe ekzekutivi, duke sfumuar në këtë mënyrë garën që pritet të pasojë Kuvendin e demokratëve pas 12 dhjetorit. Përplasjet fillestare mes demokratëve kanë filluar, por pavarësisht kësaj, deri tani nuk ka shkuar asnjë kërkesë në rrugë zyrtare për ndarjen e posteve. Sekretarët e rinj të PD-së do të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar, organ i cili do të riformatohet më 12 dhjetor. Kuvendi Kombëtar përbëhet nga anëtarë të zgjedhur nga kuvendet e nëndegëve në përputhje me numrin e përcaktuar nga Këshilli Kombëtar. Pjesë e Kuvendit janë anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët e PD-së në Parlament, anëtarët e Komisionit Qendror të Apelimit, sekretarët funksionalë të partisë, kryetarët e bashkive të kategorisë së parë dhe kryetarët e qarqeve, koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave dhe një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere.
"Pro" ndarjes
Anëtari i komisionit për ndryshimet në statut, deputeti Fatos Beja, edhe pse konfirmon se në selinë e PD-së ende nuk ka ardhur një kërkesë zyrtare për ndarjen e posteve, vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij se "një ministër nuk ka mundësi të ndjekë njëherësh edhe punët në parti dhe ato në ministri". Deputeti Beja pohon për gazetën "Shqip" se megjithëse personalisht nuk do të dorëzojë një kërkesë zyrtare për ndarjen e posteve partiake, çështja e ndarjes së posteve do të diskutohet në tryezën e grupit të punës dhe aty do të shprehen, përcaktohen dhe vendosen pikat mbi ‘i‘. "Do të diskutohet në tryezën e grupit të punës për ndarjen e posteve dhe aty do të vendoset nëse kjo do të përcaktohet në statut apo do të respektohet një qëndrim i tillë, nëse aplikohet pa qenë e nevojshme të përcaktohet në statut", tha Beja. Ish-ministri i Arsimit në qeverinë "Berisha", Fatos Beja theksoi se "nuk shkon që të gjithë ministrat të jenë sekretarë". Në gjykimin e tij, deputeti Beja thotë se është kundër ekstremeve duke shtuar se "asnjë nga variantet nuk është më i miri, pasi për një forcë në pushtet duhet që njerëzit e partisë të jenë edhe në qeveri". Të njëjtin qëndrim për ndarje postesh kanë shprehur edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, kryetari i PD-së së kryeqytetit, Aldo Bumçi dhe deputeti Edi Paloka.
"Kundër" ndarjes
Për një tjetër ish-ministër dhe deputet, Gazmend Oketa, çështja e ndarjes së posteve nuk mund të merret si bardhezi. "Jam për një zgjidhje të mesme, me idenë që sekretariatet që janë të lidhura me strukturat qeverisëse të mos jenë të ndara të gjitha me thikë", tha Oketa. Sipas tij, nuk është e thënë që ministrat të mos jenë në sekretariate dhe e kundërta. Në mënyrë kategorike kundër ndarjes së postit të qeveritarit me atë të partisë është shprehur edhe deputeti Jemin Gjana. Ndërkohë mundësia e kandidimit për të gjitha nivelet e strukturave të partisë është e hapur për të gjithë deputetët, apo ministrat demokratë.