Ndarja nuk ishte më perfektja
01/03/2005 Vacek pranon se nuk është zbatuar tërësisht ligji i Kodit Zgjedhor
Pas gjashtë muaj diskutimesh, PD dhe PS, kanë nënshkruar variantin përfundimtar për ndarjen e re elektorale. Në çdo fletë të marrëveshjes, ku pasqyroheshin ndarjet e zonave në qarqe, janë pasqyruar firma e përfaqësuesve të PS, të PD-së dhe të kreut të OSBE-së, Pavle Vacek. Kompromisi i arritur ditët e fundit, mes dy forcave kryesore të politikës, ka ardhur pas ndërmjetësimit të ekspertëve të OSBE-së për të dalë me një zgjidhje konsensuale nga të dyja palët, si dhe nga presionet që kanë ushtruar krerët e Bashkimit Evropian.
OSBE
Ambasadori i OSBE-së, Pavel Vacek, menjëherë pas dorëzimit të projektligjit në Kuvend, ka pohuar se "formula e pranuar është një përzierje e zgjidhjeve teknike dhe politike të problemit, dhe si e tillë nuk përmbush plotësisht kërkesat ligjore". Vetë institucioni ndërkombëtar ka pranuar se "zgjidhja e ofruar nuk është më e përsosura, pasi nuk ka një zgjidhje të tillë që të jetë në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, kjo duke iu referuar të dhënave jo të përsosura, që ishin në dispozicion nga e kaluara". Megjithatë, kreu i OSBE-së theksoi se është "i lumtur që dorëzoi rezultatet e punës së ekspertëve. Vlera e këtij kompromisi qëndron te marrëveshja e arritur midis faktorëve në këtë proces, dhe besoj se kjo mbështetje, nga të dyja palët, do të hap rrugën për përgatitjet e mëtejshme dhe për miratimin e ligjit për ndarjen e zonave". Gjithashtu, në emër të institucionit që përfaqëson, Vacek i ka garantuar kreut të Kuvendit gatishmërinë për të mbështetur dhe monitoruar nga afër të gjithë procesin e votimeve.
Kuvendi
Rezultati i arritur për hartimin e hartës elektorale të vendit do të kalojë brenda kësaj jave në Kuvend, për të marrë miratim në seancën plenare të ditës së enjte. Angazhimi i Kuvendit në nxjerrjen e një ligji të ri për zonat zgjedhore do të përmbushë parakushtin ligjor, që mungonte për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Tashmë pritet miratimi nga Kuvendi për të filluar përgatitja e infrastrukturës për përballimin e zgjedhjeve me sukses. Për këtë, kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi, tha se "tani është radha e Kuvendit që të shqyrtoj dhe të miratoj këtë ndarje zonale, dhe ne shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një ligj për ndarje zonale, dhe kjo do të jetë përgatitja e fundit ligjore për zgjedhjet e ardhshme që na presin". Nga Pëllumbi është pranuar se "është gjetur zgjidhja më e mirë e mundshme, por natyrisht nuk mund të flitet për perfeksion në ndërtimin e kësaj harte".
Harta
100 zonat elektorale të vendit janë përpiluar, duke iu referuar mesatares prej 23 369 votuesish. Për të gjithë vendin në ndërtimin e zonave elektorale nga ekspertët është kërkuar të merren parasysh kushtet gjeografike në bashkimin e zonave si dhe në historikun e marrëdhënieve mes komunave, apo zonave zgjedhore të veçanta. Ndërkaq, dhe mesatarja e votuesve është parë si kushti thelbësor në konstituimin e zonave të reja elektorale.Elmaz Sherifi
Nga kjo marrëveshje ka përfituar Shqipëria dhe standardet që duhet të arrinim. Harta zgjedhore nuk ka të bëjë me avantazhe politike, por garanton standardet që janë të pranueshme nga të gjithë faktorët, dhe veçanërisht nga PD-ja. Do të kemi një proces zgjedhor të hapur, të lirë, demokratik, që do t'u përqaset standardeve ndërkombëtare.
Jemin Gjana
Projekti ka në konsideratë pretendimet e PBDNJ-së, por nuk është lejuar që të ketë lëvizje nga një qark në tjetrin, ose nga një rreth në tjetër, për të patur zona zgjedhore dhe është bërë ajo ndarje si për Qarkun e Vlorës, brenda së cilës është dhe zona, që ka të bëjë me komunat minoritare, por nuk ka krijuar një zone unike për minoritetet.
Servet Pëllumbi
Falenderoj ambasadorin Vacek dhe të gjithë ata që punuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe tani është radha e Kuvendit që të shqyrtojë dhe të miratojë këtë ndarje zonale, dhe ne shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një ligj për ndarje zonale dhe kjo do të jetë përgatitja e fundit ligjore për zgjedhjet e ardhshme.
Pavle Vacek
Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme që të ofrojë ndihmë të mëtejshme për zgjedhjet e ardhshme, në rast se do të kërkohet një ndihmë e tillë. E njëjta gjë vlen dhe për vazhdimësinë e reformës zgjedhore, por edhe njëherë kjo mbetet në duart e faktorëve të këtij vendi që janë Kuvendi dhe forcat politike të përfaqësuara në të.
Sipas ndarjes së re elektorale, Qarku i Tiranës do të përfaqësohet në Kuvend me 20 deputetë, nga 19 që ka pasur këtë katërvjeçar. Ndërsa Shkodra do të ketë 9 deputetë, nga 8 të tillë në vitin 2001-2005. Në të kundërt me këto dy qarqe, Berati do të ketë 6 deputetë, pra i është hequr një zonë zgjedhore. Ndërsa Vlora do të ketë 8, nga 9 parlamentarë që ka pasur më parë.
QARKU TIRANË 463 421
31 Bashkia Tiranë 22 709
32 Bashkia Tiranë 23 031
33 Bashkia Tiranë 22 617
34 Bashkia Tiranë 23 033
35 Bashkia Tiranë 21 126
36 Bashkia Tiranë 24 721
37 Bashkia Tiranë 24 830
38 Bashkia Tiranë 24 574
39 Bashkia Tiranë 22 160
40 Bashkia Tiranë 22 193
41 Bashkia Tiranë 23 509
42 Bashkia Tiranë 22 398
43 Bashkia Kamëz 26 661
44 Vorë, Prezë, Bërxullë, Bashkia Kamëz 20443
45 Paskuqan, Zall Herr, Zall Bastar 23 807
46 Dajt, Shëngjergj, Bërzhitë, Krrabë, Petrelë, Farkë 24 121
47 Kashar, Ndroq, Vaqarr 22 390
48 Kavajë, Helmas 22 099
49 Golem, Luz i Vogël, Kryevidh, Synej 22 241
50 Gosë, Lekaj, Rrogozhinë, Sinaballaj 24 758
QARKU SHKODËR 194 829
Nr i zonave Bashkia, komuna numri i zgjedhësve
1 Kastrat, Kelmend, Koplik, Qendër Kolpik 22 200
2 Shalë, Shosh, Pult, Termal, Postrivë, Gruemirë 21 833
3 Bashkia Shkodër, Ana e Malit, Rrethinat 19 955
4 Bashkia Shkodër 20 128
5 Bashkia Shkodër 20 468
6 Bashkia Shkodër, Berdicë 21 162
7 Dajç, Bushat, Velipojë 22 625
8 Shllak, Laç, Vau i Dejës, Hajmel, Vig Mnellë, Gur i Zi 21 848
9 Qerret, Qelez, Blerim, Fierzë, Fushë Arrëz, Gjegjan, Iballë, Pukë, Qafë Mal, Rrapë 24 610
QARKU VLORË 170 563
93 Novosel-Vlorë, Qendër-Vlorë, Shushicë-Vlorë 22068
94 Vlorë 21924
95 Vlorë 22867
96 Orikum, Vlorë 21159
97 Armen, Selenicë, Sevastar, Brataj, Horë Vranisht, Kote, Vllahinë 25354
98 Himarë, Finiq, Lukovë, Vergo, Delvinë 20087
99 Sarandë, Ksamil 17921
100 Markat, Konispol, Xarë, Aliko, Dhiver, Livadhja, Mesopotan, 19183
QARKU BERAT 144 846
74 Berat 25 828
75 Otllak, Lumas, Roshnik, Berat 25 366
76 Kozarë, Poshnjë, Kutalli, Cukalat 21 713
77 Ura Vajgurore, Sinje, Velabisht, Terpan, Vertop 26 042
78 Kuçovë, Perondi 23 086
79 Bogovë, Çepan, Çorovodë, Gjerbes, Leshnje, Poliçan, Potom, Qëndër Skrapar, Vendreshe, Zhepe 22 811
QARKU KUKËS 77 094
Nr i zonave Bashkia, numri i zgjedhësve
10 Bajrram Curri, Bujan, Bytyç, Fierzë, Lekbibaj, Llugaj, Margegaj, Tropojë Fshat, Golaj 25 691
11 Arren, Fajza, Gjinaj, Krumë, Malzi, Surroj, Terthore, Zapod, Shishtavec, Tropjan, Kolsh 25 545
12 Bicaj, Kalis, Kukës, Shtiqen, Bushtricë, Ujshëm, Grykë Cajë 25 858
QARKU LEZHË 118 339
13 Balldren i Ri, Blinisht, Dajç, Kallmet, Shëngjin, Ungrej 24 804
14 Kolsh, Lezhë, Rubik, Zejmen 25 013
15 Fan, Kaçinar, Kthellë, Rrëshen, Selitë, Orosh 22 148
16 Fushë Kuqe, Shënkoll, Mamurras 23 586
17 Laç Milot 22 788
QARKU DIBËR 132 678
Nr i zonave Bashkia, komuna numri i korrektuar i zgjedhësve
18 Baz, Burrel, Gurë, Komsi, Ulëz, Rukaj, Xibër 26 305
19 Derjan, Klos-Mat, Lis, Macukull, Suç, Martanesh, Selishtë, Muhur, Lurë 26 320
20 Bulqizë, Fushë-Bulqizë, Gjoricë, Ostren, Trebisht, Zerqan, Shupenzë 27 310
21 Peshkopi, Melan, Maqellarë, Luzni 25 265
22 Kastriot, Sllovë, Fushë-Cidhen, Kala Dodës, Qëndër Tomin, Zall Dardhë, Zall Reç, Arras 27 476
QARKU DURRËS 189 236
23 Cudhi, Krujë, Kodër Thumanë 21 849
24 Fushë Krujë, Nikël, Bubq 24 204
25 Ishëm, Manzë, Maminas, Sukth 24 139
26 Shijak, Xhafzotaj, Katundi i Ri 22 986
27 Gjepalaj, Rashbull, Durrës 24 194
28 Bashkia Durrës 23 832
29 Bashkia Durrës 24 702
30 Bashkia Durrës 23 330
QARKU ELBASAN 260 040
51 Gjocaj, Karinë, Pajovë, Peqin, Përparim, Shezë 23 464
52 Bashkia Elbasan, Labinot Fushë 22 885
53 Bashkia Elbasan 24 028
54 Bashkia Elbasan 24 242
55 Bradashesh, Funarë, Gracen, Papër, Labinot Mal 22 247
56 Gjergjan, Gjinar, Shingjergj, Shushicë, Tregan, Zavalinë 23 249
57 Cërrik, Gostimë, Klos, Mollas 22 192
58 Belsh, Fierzë, Grekan, Kajan, Rrasë, Shales 23 789
59 Gramsh, Kodovjat, Kukurr, Kushovë, Lenie, Pishaj, Poroçan, Skëndërbegas, Sult, Tunjë 24 989
60 Lunik, Librazhd, Orenjë, Qëndër Librazhd, Stebleve, Polis 24 135
61 Hotolisht, Prenjas, Rrjacë, Stravaj, Qukës 24 920
QARKU FIER 285 815
62 Tërbuf, Dushk, Grabian, Golem, Ballagat 24 928
63 Bashkia Lushnjë 25 862
64 Krutje, Allkaj, Fier-Shegan, Lushnjë, Hysgjokaj, Karbunarë 25 889
65 Divjakë, Remas, Gradishtë, Kolonjë 24 027
66 Bashkia Fier 23 510
67 Bashkia Fier 21 634
68 Kuman, Kurjan, Roskovec, Ruzhdije, Strum, Bubullimë 25 703
69 Patos, Zharrëz 22 378
70 Cakran, Hekal, Portez, Greshicë 21 595
71 Demenas, Frakull, Levan 22 876
72 Libofshë, Mbrostar, Topojë Qëndër Fier 23 297
73 Arranitas Ballsh, Fratar, Ngracan, Kute, Qendër MK, Selitë 24 116
QARKU KORÇË 211 477
80 Bashkia Korçë 23 545
81 Bashkia Korçë 24 558
82 Drenovë, Libonik, Maliq, Gore, Voskop 24 489
83 Pojan, Qendër Bulgarec, Progër 23 113
84 Çëravë, Liqenas, Vreshtas, Pirg 22 052
85 Hudnisht, Pogradec 24 026
86 Dardhas, Buçimas, Proptisht, Trebinjë, Velçan 22 768
87 Bilisht, Hiçisht, Miras, Qendër Bilisht 23 663
88 Barmash, Çlirim Ersekë, Leskovik, Moglicë, Mollas, Kolonjë, Novoselë Kolonjë, Qëndër Ersekë, Qendër Leskovik, Mollaj, Lekas, Voskopojë, Vithkuq 23 254
QARKU GJIROKASTËR 93 199
89 Ballaban, Buz, Çarçovë, Deshnicë, Frashër, Këlcyrë, Përmet, Petran, Qendër Piskovë, Sukë 22 358
90 Çepo, Gjirokastër, Lazarat 23 268
91 Memaliaj-Fshat, Krahas, Kurvelesh, Lopës, Luftinjë, Memaliaj, Qëndër Tepelenë, Qesarat, Tepelenë 24 562
92 Antigonë, Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Libohovë, Lunxhëri, Odrie, Picarë, Pogon, Qendër Libohovë, Zagorie 23 011