Topi: Të afrohet data e zgjedhjeve
01/03/2005 Nënkryetari i PD e ka cilësuar propozim inatçor deklaratën e PS për vendosjen e datës 3 korrik
"Presidenti i Repubikës nuk e ka dhënë ende fjalën e tij për ditën e votimeve"
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, e ka cilësuar propozim inatçor deklaratën e Arta Dades, se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 3 korrik. Gjatë një deklarate për mediat, Topi është shprehur se PD shpreson ende në miratimin e amendamentit për afrimin e ditës së zgjedhjeve. "Njeriu është i shqetësuar kur ende ka shpresë, dhe këtë nuk e kam thënë unë, por e ka thënë një mendje e zgjuar dhe kështuqë ne vijojmë të besojmë që data e zgjedhjeve nuk është në komoditetin e atij që do të zgjidhet, por është në komoditetin e votuesit shqiptar. Sa kohë që nuk ka një prononcim zyrtar të Presidentit të Republikës, ne ende shpresojmë që data e zgjedhjeve do të afrohet". Nënkryetari i PD thekson se opozita i qëndron kërkesës të natyrshme, që data e zgjedhjeve të jetë "fundi i majit ose fillimi i qershorit, dhe Dade besoj se vijon në linjën e kokëfortësisë, që ka e gjithë Partia Socialiste që të vendosë me dhunë edhe datën e zgjedhjeve".
Reagimi
"Partia Demokratike është e gatshme të hyjë në zgjedhje në çdo moment dhe ne këtë e kemi demonstruar kohë pas kohe", tha Topi, pas mbledhjes së Grupit parlamentar. Duke iu referuar deklaratës së PS-së të dhënë ditën e diel, që zgjedhjet duhet të zhvillohen në muajin korrik, Topi tha se "zonjës Dade i është dhënë një ngarkesë që nuk arrin ta mbajë dot. Në rastin konkret është vendosur në një pozicion zëdhënësi, për të bërë diçka që nuk i takon asaj. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga Presidenti i Republikës, i cili akoma nuk e ka thënë fjalën e tij edhe pas konsultimeve që ka bërë me disa përfaqësues të Grupeve parlamentare". Në këtë mënyrë, demokratët kanë theksuar se PS nuk mund të marrë një atribut që i takon kreut të shtetit. Sipas Kodit Zgjedhor, Presidenti ka afat deri më 26 qershor që të përcaktojë datën e zhvillimit të votimeve.
Propozimi
Sipas Bamir Topit, data e zgjedhjeve "duhet të arsyetohet nga i gjithë faktori politik si një datë për t'i dhënë mundësi jo faktorëve politikë, por për t’i dhënë mundësi së pari votuesit shqiptar, i cili duhet të ketë komoditet për të votuar në kushte normale dhe për të shprehur vullnetin e tij për zgjedhjet". Duke u bazuar në këtë arsyetim, Topi tha se për një çështje kaq të rëndësishme, si është data e zgjedhjeve, të paktën duhet të bihet dakord që të mos shkojnë në mesin e korrikut, por të afrohen për një datë të përshtatshme për të gjithë ne. Deklarata e nënkryetarit të PD-së ka dhënë këtë qëndrin në kohën kur në Komisionin e Ligjeve është duke u diskutuar amendamenti për afrimin e datës së zgjedhjeve.