Të ndërmerren amnisti për krimet e cilësuara të parrezikshme
01/03/2005 Theodhori Sollaku kërkon që të rishihen dënimet e rënda të marra me ligjet e mëparshme
Gjykatat të dënojnë dhe me gjoba
Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka shtruar si alternativë, për zgjidhjen problemit të mbipopullimit të burgjeve, dhënien e amnistive për krimet me rrezikshmëri të ulët. Gjatë raportimit në parlament, mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2004, prokurori i Përgjithshëm tha se "gjendja në insititucionet e paraburgimit është rënduar së tepërmi për shkak të kapacitetit mbajtës". Në raportin e lexuar nga Sollaku, theksohet se në dënimet e gjykatës duhet të marren parasysh dhe dënimet alternative, duke ulur numrin e të dënuarve me burgim. "Dënimi duhet të mbështetet në parimet e njohura se dënimet gjyqësore duhet të jenë të drejta, në mënyrë që të goditet krimi dhe jo shoqëria, pasi jo vetëm vënia e kriminelëve pas hekurave ul kriminalitetin në shoqëri. Për të lehtësuar këtë gjendje, mund të bëhen falje apo amnisti, për krimet me rrezikshmëri të pakët, apo për ata të dënuar që u ka mbetur dhe shumë pak dënim për të vuajtur", thuhet në raportin e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, në këtë kuadër mund të shikohen dhe ata persona që janë dënuar me masa shumë të ashpra vite më parë, por që në kushtet e sotme ajo vepër penale dënohet shumë më pak.
Krimi
Sipas të dhënave të Prokurorisë, krimi në vend, gjatë vitit 2004, ka pësuar rritje prej 18 për qind, krahasuar me një vit më parë. Janë regjistruar rreth 13 mijë procedime penale, ku vendin e parë e zë krimi kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike me 49 për qind të totalit të krimeve të evidentuara. Krimet kundër autoritetit të shtetit renditen në vend të dytë dhe zënë 21 për qind, ndërkohë që krimet kundër personit zënë rreth 17 për qind. Në këto grupime përfshihen dhe krimet e rënda, që zënë 2 për qind të krimeve të përgjithshme në vend. Sipas prokurorit të Përgjithshëm, shkak për rritjen e kriminalitetit në vend është varfëria, veçanërisht në disa zona e shtresa të popullsisë. Papunësia, dobësitë në administratën shtetërore në tërësi, dhe në veçanti në sektorët që kanë të bëjnë me administrimin e fondeve buxhetore dhe të pasurive shtetërore, kanë bërë që të rritet krimi ekonomik. "Korrupsioni në disa sektorë të veprimtarisë shtetërore, sidomos në financa, polici, pushtet lokal, drejtësi etj., janë një tjetër faktor, që ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit", thuhet në raport.
Goditja
Sipas raportit, edhe goditja e krimit për vitin 2004, nga ana e organit të akuzës, është rritur. Gjatë vitit të kaluar, Prokuroria ka kërkuar për 3951 persona vendosjen e masës së sigurisë me "arrest me burg", nga ku 2753 persona e kanë kryer krimin gjatë vitit 2004. Sipas prokurorit të Përgjithshëm, shifra e dhënë është rreth 24 për qind më shumë proçedime penale se në vitin 2003. Vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë vitit të kaluar janë ndjekur rreth 365 hetime penale. Sipas raportit është vënë re një rritje e forcës goditëse dhe nga prokuroritë e rretheve si Vlora, Korça, Lushnja apo Berati.