Ndenja ulur në punë rrezikon me 50% rritjen e vitheve
Punëtorët e zyrave duket se janë në rrezik, pasi raportet për të ndenjurit e gjatë ulur, tregojnë se çojnë në rritjen me 50 % të depozitës së dhjamit në vithe. Ky është përfundimi shokues i një studimi të Universitetit të Tel Avivit.
Sipas shkencëtarëve, ndenja ulur për një kohë të gjatë, me të vertetë që ndikon në rritjen e vitheve dhe jo pak, por 50%..
Kërkimi shokues zbuloi që presioni i ushtruar në zonat e trupit të përdoruar për tu, ulur rrit mundësine e depozitimit të dhjamit me 50% në këto zona.
Dhe, për më tepër nuk janë të rrezikuar vetëm personat që mund të abuzojnë me ushqimin, por edhe ata që përdorin dieta të forta.
Kështu që, një këshillë e mirë do të ishte të mos qendronit shumë ulur, pasi nuk është shumë e këndshme të shohësh prapanicat të fryhen!


