Po shijoj ëmbëlsirën më të shtrenjtë në botë
Share
Ky është momenti kur biznesmeni Carl Weininger po shijon ëmbëlsirën më të shtrenjtë në botë, të cilën e ka blerë për 35 mijë dollarë. Qëllimi ishte të vinte në humor pasi e kishte lënë e dashura. 60 vjeçari Weininger zgjodhi këtë ëmbëlsirë pasi e dashura e la pas një lidhje tre vjeçare. Pudingu me çokollatë, stiluar si një vezë Faberge, mendohet se ka thyer çdo rekord të mëparshëm për ëmbëlsirat. Weininger e shijoi ëmbëlsirën në një hotel në Londër.
Çdo kafshatë kushtonte mbi 1200 dollarë dhe u desh 15 minuta që ajo të përfundonte. Madje për ta shijuar ai kishte zgjedhur shoqëri, mes tyre një bukuroshe bionde.


