"Nder i Kombit", në "muze"...
12/03/2005 Odise Paskali
Dje, në Muzeun Historik Kombëtar, Odise Paskalit i është dhënë titulli i lartë "Nder i Kombit", akorduar nga Presidenti i Republikës rreth dy vite më parë. Titulli i është dorëzuar të afërmve të Paskalit nga këshilltari i Presidentit, Xhevahir Spahiu
Të gjithë shqiptarët e kanë njohur skulptorin Odise Paskali dhe veprën që ai ka lënë pas. Paskali, ky pionier i skulpturës shqiptare, ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e artit figurativ shqiptar, duke zënë kështu një vend të rëndësishëm në historikun e artit figurativ të vendit tonë. Për këtë kontribut dhe për meritat e tij, skulptorit Odise Paskali i është akorduar titulli i lartë "Nder i Kombit", nga Presidenti Alfred Moisiu. Të gjithë mbetën të shtangur kur dëgjuan se ky titull i është akorduar para dy vitesh, por, edhe sepse kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, pa praninë e asnjë përfaqësuesi të komunitetit të artistëve, të drejtuesve të Galerisë Kombëtare apo edhe të Ministrisë së Kulturës. Madje, ceremonia e rastit u drejtua nga drejtori i muzeut, Moikom Zeqo, i cili, sipas thënieve të vajzës së Odise Paskalit, ka qenë edhe ai që ka paraqitur kërkesën për dhënien e këtij titulli. Eshtë e vështirë të kuptohet se me çfarë cilësie Zeqo ka paraqitur një kërkesë të tillë, por në të njëjtën kohë është e pashpjegueshme se si një titull i akorduar para dy vitesh, bëhet publik vetëm dje. Nga ana e saj, vajza e Odise Paskalit, Flora Paskali, ka deklaruar se është për të ardhur keq që një titull i tillë prezantohet publikisht në Muzeun Kombëtar dhe me propozim të Moikom Zeqos, kur iniciativa duhej të vinte nga Galeria Kombëtare e Arteve apo edhe nga Ministria e Kulturës, por, kjo ndodh pasi në "drejtimin e institucioneve, përfshi edhe Galerinë, janë njerëz të cilët nuk kanë asnjë lidhje me artin". Madje, ajo ka shprehur edhe keqardhjen që askush nga komuniteti i artistëve nuk ishte prezent në këtë ceremoni. Por këtë handikap kohor në lidhje me akordimin e titullit të lartë Odise Paskalit, nuk e ka shpjeguar as edhe përfaqësuesi i Presidentit, Xhevahir Spahiu.
Flora Paskali: Shteti duhet të respektojë siç duhet figurat e artit dhe kulturës
Flora Paskali, vajza e skulptorit Paskali, shprehet për "Metropol" se, harresa ndaj figurës së babait të saj vjen si rezultat i indiferencës, por edhe të njerëzve inkompetentë në krye të institucioneve të artit dhe kulturës në vend. Ajo ka theksuar se ka qenë përpjekja e saj personale që ka mundësuar bërjen publike të faktit që, Odise Paskalit i është akorduar titulli i lartë "Nder i Kombit".
Në fjalën tuaj ju theksuat se edhe festimi i 100-vjetorit të lindjes së babait tuaj ishte një dështim i plotë...
Galeria duhej të festonte 100-vjetorin e Paskalit, jo sepse është babai im, por, sepse i takon për veprën e tij, por edhe për një fakt tjetër, se ai ka qenë edhe drejtor i Galerisë. Në rast se më pyesni për arsyet, ato më mirë duhet t'ia kërkoni drejtorit të Galerisë. Por, kjo është e natyrshme, pasi në krye të institucioneve të artit nuk janë specialistë të artit, por thjesht, njerëz politikë.
Si e shpjegoni faktin që një titull i dhënë para dy vitesh bëhet publik vetëm sot?
Nuk di si ta shpjegoj. Ajo që di është se ky fakt u bë publik vetëm si rezultat i insistimit tim, duke shkuar sa nga një institucion te tjetri, ku munda më në fund të gjej dhënien e këtij titulli.
Po Presidenca, nuk ju ka dhënë asnjë njoftim?
Presidenca nuk njofton familjen. Ajo ka njoftuar institucionet përkatëse, si Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, por askush nuk është kujtuar për të tërhequr titullin. Por, kjo është e natyrshme, kur as 100-vjetori i tij nuk u festua ashtu siç i kishte hije babait tim, apo edhe siç janë festuar përvjetorë të personaliteteve të tjera.
Përse ky qëndrim, sipas mendimit tuaj?
Nuk mund të ketë një konceptim të drejtë, kur drejtuesit e institucioneve janë njerëz mediokër dhe meskinë. Madje, edhe propozimi për titullin është bërë nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo, i cili është i vetmi akademik i arteve figurative shqiptare. Sa pak respekt për një njeri, i cili i sillte monumentet me vapor nga Italia, me shpenzimet tij, për të mbushur sheshet, pasi monumentet tregojnë kulturën dhe nivelin e zhvillimit të një vendi. Një fondacion Euro-Afrikan me qendër në Romë, e ka shpallur "Akademik Nderi", vetëm pak kohë para se të vdiste, në vitin 1985, ndërsa këtu në vendin e vet, mjerisht... Por është vepra e tij, e cila nuk do të harrohet kurrë. I takon shtetit shqiptar, institucioneve përkatëse të ngrejë figurat e artit dhe kulturës së këtij vendi.
Ka fjalë se ju nuk i keni ruajtur veprat dhe studion e babait tuaj?
Nuk është e vërtetë. Familja i ka ruajtur të gjitha veprat dhe dorëshkrimet e babait, të cilat do të botohen së shpejti në shtyp. Këto do të bëhen me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij dhe, për fat të keq, do të organizohen nga ne të familjes, pasi shteti, mesa duket, nuk mund të bëjë asgjë.