E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Finalja” e Preç Zogajt

12/03/2005  Ngjarjet e bëjnë më shumë të jetë gjakftohtë. Për këtë arsye, Preç Zogaj ka kapërcyer në një tjetër krijimtari, nga ajo e paradisamuajve, kur promovoi vëllimin poetik. “Finalja”, botuar nga “Dita 2000”, e kthen Zogajn në fushën e botimeve në librin e gjashtë të kolanës me publicistikë politike. Në vijimin e veprave me karakter politik, ky botim duket sikur i përgjigjet flakë për flakë jehonës së bujshme, duke trajtuar periudhën pas marrëveshjes Nano-Berisha deri te lëvizja “Nano, ik”.

Vendndodhja e Zogajt në brendësi të politikës, që nënkupton protagonizmin e tij, e ka ndihmuar në një kënd perceptimi më vizionar. Prej fenomeneve politike, autori shkon drejt ngjarjeve në dy anë; një nga ana e publicistit dhe gazetarit me talent dhe në anën tjetër është individi që shikon politikën si protagonist i saj. Zor se mund të shkrihet kjo dykuptimësi mendimi brenda një botimi. Por për Zogajn ardhja në “Finale” ka të bëjë dhe me një varg botimesh të mëparshme. Në këtë linjë është organizuar publicisti dhe më parë në veprat “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme”, “Lufta jo civile”, “Paradhoma e një presidenti”, “Nga hiri” etj., duke pritur së fundi kthesën me të re në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›