Mbi transparencën si koncept politik
Grid Rroji
Njëra nga temat më të trajtuara këto kohët e fundit është transparenca, e cila lidhet nga disa komentues me çështjen e hapjes së kutive. Në një nga trajtimet e fundit në një të përditshme, njëri syresh shtron disa pyetje, përgjigja e të cilave është me shumë interes për qytetarin e logjikshëm. Por në krye të herës, për të qenë koherent me lexuesin e logjikshëm - i cili kur na lexon pret nga ne qëndrueshmëri të mënyrës së argumentimit - duhet rregulluar përdorimi i konceptit të analistit, bashkësisë së së cilëve u drejtohet zotëria. Duke i ndenjur besnik parimit të Xhovani Sartorit, për nevojën e ngushtësisë së koncepteve në shkencat shoqërore, duhet sqaruar se analist mund të quhet vetëm një person i cili ka njohuri tejet të specializuara në një fushë të veçantë, si në rrafshin teorik ashtu edhe në atë praktik. Analisti i mirëfilltë ka diapazon të gjerë dijesh dhe aftësi mbi mesataren të përpunimit të informacionit në fushën e tij, ka krijuar një reputacion të mirënjohur tek ekspertët e fushës, si dhe- në rastin e atij që shkruan publikisht-ka një publik të tijin. Në këtë kuptim, bashkësia e artikullshkruesve në shtypin shqiptar ndahet në tri kategori: analistët e mirëfilltë, të cilët numërohen brenda gishtave të një dore dhe të cilët kanë një ndjekje të gjerë dhe të qëndrueshme në publik; opinionistët apo editorialistët, ku synoj të kategorizohem edhe unë, të cilët shprehin mendime të tyre përgjithësisht në fushën ku janë specializuar apo ku kanë pasur eksperiencë, por që nuk kanë përvojën e mjaftueshme për të qenë pikë referimi në çdo rrethanë apo një publik të tyrin të qëndrueshëm; dhe nuk duhet harruar moria e gjithologëve, të cilët si shqiponjë vërsulen mbi çdo temë, “bini Toskë e bini Gegë”, për të promovuar veten. Pra, kur i drejtohemi bashkësisë së analistëve, duhet pasur kujdes për të ruajtur sensin e masës dhe për të shmangur delirin e vetëmadhështisë. Por le të kthehemi te transparenca, si koncept i vyer politik, pavarësisht përdorimit që po i bëhet sot nga opozita. Pyetja që shtrohet për qytetarin e logjikshëm është: a nuk është transparenca e zgjedhjeve të 2009 në interes të publikut, mu si e kërkon opozita? Një pyetje e tillë tingëllon me vend, dhe nëse opozita do kish pranuar rezultatin dhe gjykimin e të gjithë faktorëve se këto zgjedhje ishin më transparentet të bëra ndonjëherë në Shqipëri, si dhe do të kish hyrë në Parlament me kohë, nuk do të kishim asnjë dyshim mbi vlerën e madhe të transparencës së zgjedhjeve. Por, fatkeqësisht koncepti po keqpërdorohet nga opozita duke u trajtuar si mjet i thjeshtë për të fituar pushtet, e jo si parim i nevojshëm për demokracinë. Nëse është fjala për transparencë si parim bazë i një regjimi demokratik, reduktimi i saj vetëm tek zgjedhjet e humbura-askush nuk ja ul rëndësinë transparencës zgjedhore si parim themelor-nuk i shërben hapjes së shoqërisë por merr formën e një preteksti sa për sy e faqe. Pra, koncepti i transparencës si mjet për rregullimin e shoqërisë është më i gjerë se sa lenë të kuptohet opozitarët e sotëm. Transparenca nuk mund të jetë vetëm një armë në duart e opozitës për t’ju kundërvënë pushtetit-edhe pse kjo është njëra anë e konceptit-por do të duhej të injektohej në çdo qelizë të shoqërisë, duke filluar nga shtypi si organ par excellence i garancisë së transparencës. Nuk kam dëgjuar ende Edi Ramën të kërkojë transparencë për lidhjet midis disa organeve të shtypit dhe lejeve të ndërtimit. Në fakt, i vetmi institucion shtetëror ku dokumentacioni për lejet shkruhet ende me laps kopjativ e me letër është Bashkia e Tiranës! Më tutje, koncepti i transparencës mbart me vete edhe detyrimin e cilitdo pushtet, qoftë qendror apo lokal për të qenë i hapur me publikun. Qytetari i logjikshëm dhe i kujdesshëm e ka vënë re se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009 kishte një “vrimë të vogël” prej disa miliona Eurosh, e cila mbeti e pashpjeguar për publikun. Ndërkohë që disa nga deputetët e rinj që kërkojnë transparencën e kutive, kanë qenë krijuesit e modelit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës dhe mbrojtësit më të flaktë të tij. është më se e logjikshme për qytetarin racional të mendojë se këtu nuk bëhet fjalë për transparencë por për pushtet. E pushteti i njërës apo tjetrës palë në vetvete i intereson pak qytetarit të logjikshëm. Për rrjedhojë, argumenti se duke hapur kutitë bëjmë transparencën është në rastin më të mirë logjikisht i cunguar. Por le ti kthehemi fakteve, për të parë nëse kërkesa e opozitës për të hapur kutitë synon vërtet transparencën. Së fundmi, opozita ka vendosur në qendër të vëmendjes rastin Ruzhdije, një fshat i populluar kryesisht nga njerëz të persekutuar të regjimit komunist të cilët historikisht kanë votuar për Partinë Demokratike. Statistikat zyrtare të KQZ-së tregojnë se në vitin 2005 rezultati në Ruzhdije ishte 345 me 80, më 2007 469 me 31, dhe më 2009 476 me 33, të gjitha në favor të PD-së. Analiza e thjeshtë e këtyre numrave tregon se nuk ka ndonjë luhatje shumë të madhe të proporcionit midis dy partive më të mëdha ndër vite, dhe se rrjedhimisht mund të deduktohet se rezultati i 2009 nuk ishte më i pavlefshëm se ai i 2007-ës apo ai i 2005-ës. është gjithashtu e ditur publikisht që votat e Ruzhdijes janë rinumëruar plot tri herë me prezencën e kamerave televizive. E megjithatë, për shkak të braktisjes së vendnumërimit nga komisionerët socialistë, asnjëri prej këtyre numërimeve nuk u pranua nga sistemi dhe nuk figuron në rezultatin final të qarkut Fier. Nëse faktet janë ato që dimë deri sot publikisht, dhe është e pamundur të spekulohet për ndonjë fakt tjetër, duket qartë që nëse ka pasur manipulime në zgjedhje shembulli më i mirë nuk është Ruzhdija. Nëse analizojmë logjikisht argumentin “o hapen kutitë o zgjedhjet janë të vdekura”, siç ka deklaruar Edi Rama, atëherë logjika të çon se të gjitha zgjedhjet përpara këtyre të fundit kanë qenë ose po, aq të këqija ose më të këqija sa ato të 2009-ës. Kjo na çon pa dyshim te përfundimi se Rama vetë është kryebashkiak i paligjshëm i Tiranës sepse zgjedhjet e 2007 kanë qenë të paktën po aq të manipuluara sa ai pretendon se janë ato të 2009-ës. Por një argument i tillë është i pavlerë pikërisht për shkak të nevojës për të pasur një sistem të pranuar nga të gjitha palët e parisë, të cilat nga ana e tyre duhet të promovojnë interesat e çdo qytetari. Qytetari i logjikshëm hedh poshtë kësisoj argumentin se zgjedhjet e fundit janë problemi në rrugën drejt transparencës në shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, është e logjikshme të gjykohet se përdorimi i Ruzhdijes bëhet pikërisht për të krijuar një amulli të tillë, e cila e bën transparencën e vërtetë - e cila duket se nuk i volit aspak Ramës- të pamundur. Si përfundim, është e qartë që shoqëria shqiptare ka nevojë për transparencë, dhe të gjithë jemi dakord që transparenca fillon te zgjedhjet. Por transparenca nuk mund të shitet si qëllim në vetvete për interesa të palëve, sepse ashtu ajo humbet vlerën dhe bëhet instrument për t’u përdorur për qëllime të pavirtytshme pushteti personal. Askush nuk mund të tallet me inteligjencën e shqiptarëve duke përdorur virtytshmërinë e konceptit të transparencës. E ky përdorim përveçse nuk është në interesin afatshkurtër të qytetarit të logjikshëm, dëmton rëndë edhe perspektivën e shtrirjes së transparencës në jetën publike, duke i hequr asaj besueshmërinë.
Prandaj edhe mbetem i mendimit që ky përdorim është kriminal dhe me pasoja të pallogaritshme për të ardhmen e vendit.