Kut
Edmond Tupja
I kërkoj ndjesë lexuesit tim Në Fjalorin e Shqipes së Sotme (Botimet TOENA, Tiranë 2002) sesi më shkuan sytë një ditë te fjala “kut”, gati ashtu kot, pa qëllim të vetëdijshëm, ndoshta nën ndikimin po aq të pavetëdijshëm të fjalës “kuti”, denduria e përdorimit të së cilës është rritur së tepërmi për shkak të kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të kaluar, me hapjen e të cilave PS-ja kushtëzon kthimin e deputetëve të saj në Kuvend. Ja përkufizimi i saj: “njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose 80 cm.; masë gjatësie sa pjesa e krahut nga bërryli deri te gishtërinjtë”. Nga ky përkufizimi apolitik në pamje të parë, më rezulton se ekziston një lidhje, sigurisht e tërthortë, por objektive, midis “kutit” dhe “kutisë së votimit”; ç’është e vërteta, gjatësia dhe/ose gjerësia e kësaj të fundit diku atje duhet të vërtiten, midis 60 e 80 cm. Nga ana tjetër, fjala “kut”, e gjinisë mashkullore formon një çift të lezetshëm me fjalën “kuti” të gjinisë femërore (A nuk e mat mashkulli me kutin e vet kutinë e femrës gjatë aktit seksual?). Nga ky akt i madhërishëm burim jete, çfarë na vjen në këtë botë të politikës së përçudnuar shqiptare? Thjesht një... makut. Në rastin tonë, pra, në atë të hapjes së kutive, për çfarë lloj makuti bëhet fjalë? Për një makut votash, që kërkon hapjen e kutive për t’u ushqyer me vota ngaqë ka dalë i pangopur nga zgjedhjet e 28 qershorit. Por a e dini si i thonë “makutit” popullorçe? Thjesht “gopçar”, madje edhe “gopç”. Në mos më besofshi, kini mirësinë t’i hidhni një sy “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), si edhe “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe” të vitit 2007 (Botimet EDFA, Tiranë 2007). E shihni, pra, sa larg na shpie çiftimi i kutit me të cilin PS-ja i mat kutitë e votimit, me vetë këto kuti? Rrjedhimisht, Kryetari i PS-së do të bënte mirë t’i jepte fund bojkotit të punimeve të Kuvendit nëse dëshiron vërtet që të mos hyjë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si gopçar ose gopç votash.
Por le t’i kthehemi përkufizimit të fjalës “kut”, më saktë pjesës së dytë të këtij përkufizimi: “...masë gjatësie sa pjesa e krahut nga bërryli deri te gishtërinjtë”. Duke dashur ta masë me kutin e tij çdo kuti votimi, Kryetari i PS-së kërkon t’ia fusë asaj kutin e vet që nga bërryli deri te maja e gishtërinjve, me një fjalë, t’ia fusë sa krahu kutive, zgjedhësve, gjykatave etj., etj.! Ha, ha, ha, sa larg po na shpie eroti(politi)kisht hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit!
Sipas fjalorëve të lartpërmmendur, një makut quhet popullorçe edhe llokmëmadh. Se për çfarë llokmash bëhet fjala, këtë e di mirë vetë kryetari i PS-së, por atij i duhet kujtuar se llokmat e mëdha nuk janë thjesht llokume, ato, në fund fare, pikërisht atëherë kur nuk e pret, të zënë fytin.
Kjo makutëri e madhërishme quhet ndryshe edhe babëzi, fjalë kjo mjaft interesante për t’u interpretuar subjektivisht nga pikëpamja morfosemantike, objektivisht nga ajo politike. Babëzi e së majtës socialiste për pushtet të pamerituar. Babëzi e Babë ziut të një Partie Socialiste në krizë që socialiste ka vetëm emrin, ku ligjin e bën Njëshi, të cilit të gjithë numrat e tjerë i vinë pas, në rresht e të bindur si delet bariut, Njëshi, të cilit i paraprin vetëm Zeroja. Zeroja nga ka dalë ai dhe ku, po të vazhdojë lojën e vet të çmendur, rrezikon të kthehet duke marrë me vete edhe partinë tashmë viktimë tragjikomike të kuturisjes e të gopësisë së tij të përbindshme (ja edhe një sinonim tjetër i fjalëve “makutëri” e “babëzi”).
të vëmendshëm e të paanshëm, që po e detyroj në njëfarë mënyre të merret me fjalorin e gjuhës shqipe, sidomos kur në modë janë fjalët e huaja që përdorin politikanët tanë, si majtas, ashtu edhe djathtas. Por ja si qëndron konkretisht çështja: