E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruzhdia, Kosovrasti: PS po kërkon të bëjë pis procesin



Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti në një prononcim për mediat e cilëson si abuzim të ulët qëndrimin e opozitës, të cilët po kërkojnë të shfrytëzojnë rastin e Ruzhdies për të bërë pis procesin zgjedhor të qershorit. “Duke e ditur PS-ja se cili ka qenë rezultati në këtë qendër votimi u mundua ta bëj pis procesin zgjedhor në këtë qendër votimi, për fat të keq ajo ja arriti qëllimit. çfarë ndodhi filloi votimi deri në orën 10 ishte në rregull u sajua një zënkë midis komisionerëve dhe gjetën alibi për tu larguar nga komisioni i qendrës së votimit, duke u paraqitur në komisionin zonal dhe dorëzon vulën e qendrës së votimit. PS nuk e bëri qëllimisht zëvendësimin e tyre”, theksoi Kosovrasti. Sipas tij, komisionerët e djathtë që ishin atje nuk kishin të drejtë të pengonin qytetarët që prisnin të votonin dhe vazhduan normalisht votimin. “Komisioni zonal vendosi të njohë vetëm 85 fletë votimi të vlefshme PD e ankimoi në KQZ, e cila i cilësoi të rregullta 439 fletët që ishin me një vulë, por pas ankimimit të PS-së në gjykata, kjo e fundit vendosi që këto fletë ishin të pa vlefshme. Ne nuk na pëlqen kjo por jemi të detyruar të respektojmë vendimin e gjykatës”, theksoi Kosovrasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›