E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanremo, favoriti është këngëtari fitues i “X Factor”

Autori i Lajmit: Redaksia

SANREMO — Askush tjetër nuk ka një karrierë më të suksesshme se ai. Dy muaj më parë, më 2 dhjetor 2009, ai fitoi shoun e këngëtarëve të rinj « X Factor », e cila ishte dhe shfaqja e tij e parë publike. Dhe në pak javë u shndërrua dhe në favoritin e edicionit të sivjetshëm të festivalit të Sanremos. Të gjitha kompanitë e basteve (Snai, Betëin, Better dhe MatchPoint me kuota nga 3.50 deri në 5) i japin koeficientin më të vogël për të fituar festivalin e këngës së lehtë italiane, madje duke ia kaluar dhe Valerio Scanus dhe Malika Ayanes: «Vitin e shkuar isha përpara Malikas, me emra si Noemi, e preferuara ime këtë vit, ndërsa sot jam vetë në garë. Nuk ka rëndësi se prej sa kohësh e bëj diçka të tillë, e rëndësishëm është cilësia me të cilën e bën”. “I sigurt, i qetë, këngëtari i ri nuk i pranon kritikat me zë të lartë”. “Kujt më pyet nëse jam në lartësinë e duhur për të marrë pjesë në Sanremo, unë i them se jam atje për të çuar këngën time.
Nuk kam ardhur për të çuditur dhe nuk jam as i riu De André me këngën “Il nuovo Tenco”. Megjithatë, sido që gara të përfundojë, për Mengonin do të jetë një sukses. “Po përballem me këtë aventurë si me vetë jetën, duke dhënë më të mirën, si të ishte hera e fundit që unë do të këndoj. Për mua është shumë, qoftë dhe ngjitja një herë të vetme në skenën e atij festivali”. Marko ka nisur të këndojë që në moshën 16-vjeçare (karaoke me miqtë e tij), pastaj erdhën festat dhe grupi që e shoqëron edhe sot e kësaj dite”. Këngëtarët e tij të preferuar janë Luçio Batisti që, sipas tij, ka ndryshuar mënyrën e të kënduarit në Itali dhe ish- grupi britanik Beatles, të cilët kanë ndryshuar gjithçka. Por dhe Mick Jagger, nga i cili ka marrë çmendurinë. Disa fjalë dhe për Morganin e përjashtuar: “Sa keq, sepse do të kishte sjellë në skenë diçka tjetër. Ai eksperimenton me diçka që unë nuk jam ende në gjendje ta bëj”.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›