E Diel, 1 Nëntor 2026

“Brezi i Xhihadit”, ja si u shpëlahet truri të rinjve

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër - Ekstremistët fetarë i janë rikthyer internetit dhe po shndërrohen në një nga problemet më shqetësuese për shkak të indoktrinimit dhe radikalizmit të të rinjve myslimanë, sipas lajmeve që vijnë nga Britania e Madhe. Ashtu si gjahtarët seksualë, preja e tyre janë të rinjtë, të cilëve u bëhet shumë kollaj shpëlarje truri nga propaganda e Al Kaedës, duke i kthyer shumë shpejt në terroristët e ardhshëm të rrjetit më famëkeq mysliman. Një seri e re dokumentarësh të televizioni BBC me titull “Brezi i Xhihadit” po përdor internetin si një mjet për të ushqyer ekstremizmin. Shumica janë djem të rinj që kërkojnë të mësojnë diçka më tepër për islamin për shkak të kuriozitetit, por që në fakt bombardohen me informacion aniperëndimor dhe retorikë hakmarrëse. Ashtu si pedofilët, u afrohen fëmijëve në dhomat e çatit, shumë prindër nuk kanë as informacionin më minimal se me kë bashkëbisedon fëmija e tyre nga ana tjetër e ekranit. Këta gjahtarë ekstremistë, shumica e të cilëve janë nën 25 vjeç, janë të kualifikuar në përdorimin e mjeteve informatike, ata kanë ndërtuar dhe blogje, faqe interneti dhe forume në të cilat gjejnë dhe rekrutojnë adoleshentët. Dokumentari pretendon se këta burra janë në pararojë të një lloji të ri terrorizmi, të cilin uebi ua bën shumë herë më të lehtë. Duke marrë si personazh rastin e 22-vjeçarit Aabid Hussain Khan, i cili u dënua me 12 vite burg për shkak të 23 padive se posedonte artikuj për terrorizmin, programi tregon se ai ndërtoi një faqe interneti nga shtëpia e tij në Bredford të Britanisë së Madhe për “rekrutimin e xhihadistëve nga e gjithë bota anglishtfolëse. Khani, i cili kishte shkarkuar informacion që kishte për shënjestër dhe familjen mbretërore i tha gjykatësit Timothy Pontius se “ai kishte shfaqur devotshmëri në ndjekjen me fanatizëm të ritualeve xhihadiste”. Uebsajti që ai kishte ndërtuar quhej “At Tibyan”, i cili në pamje të parë dukej si një forum që kishte të bënte me të rinjtë kuriozë që kërkonin të merrnin informacion për islamin, por që më vonë radikalizoheshin. Detektivi Steve Fear i Policisë së Jorkshajërit Perëndimor tha: “Të rinjtë ftohen që tu bashkohen këtyre forumeve dhe më pas shndërrohen në shënjestra të kontingjentit të ardhshëm të Al Kaedës. Khani ishte një gjahtar i tillë tipik, i cili rekrutoi djem të rinj me këtë mënyrë. Informacioni që ai kishte në uebsajtin e tij hidhej vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit dhe më pas u zbulua se ai sigurohej nga Al Kaeda. Ai bënte fjalë kryesisht për të indoktrinuar njerëzit dhe sesi ti shpëtosh një survejimi. Ky nuk ka lidhje me kuriozitetin. Kjo ka lidhje me organizimin e sulmeve në vend të ndryshme”. Faqja e uebit ndërlidhte terroristët nga e gjithë bota: Evropë, Kanada dhe Amerikë. Dokumentari i BBC-së “Brezi i Xhihadit” tregon se si uebsajti i Khanit ndihmoi 22-vjeçarin Haris Ahmed, që nga një djalë shumë i qetë, që pëlqente filmat e Disney Landit, të aspironte për të kryer një sulm terrorist me armë biologjike në qytetin e tij të Atlantës Xhorxhia.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›