Champions League Bayern-Fiorentina, italianët i druhen eksperiencës gjermane
Autori i Lajmit: Redaksia
Sot, luhen dy prej sfidave më interesante të të tetave të finales së Champions League respektivisht në Mynih dhe Porto mes Bayern Munich dhe Fiorentinës dhe Porto – Arsenal. Ndeshja, ndaj Juventusit, që i dha (vendin e dytë në Grupin A) klulifikimin për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve ishte takimi i kthesës së Bajernit në këtë sezon. Skuadra bavareze në takimin e fundit që zhvilloi në Torino kundër bardhezinjve arriti të poshtërojë italianët (4-1) dhe në të njëjtën kohë kaloi grupin A duke lënë jashtë pikërisht ekipin italian. Që pas atij takimi skuadra e Bajernit nuk njeh më rezultat tjetër përveç fitores. Tashmë bavarezët kanë marrë 12 fitore në të gjitha kompeticionet duke shënuar plot 40 gola dhe duke marrë vetëm 11 të tillë. Tashmë Bajerni ndodhet në vendin e dytë në Bundesligë pasi në 22 takime ka mbledhur 48 pikë (në kuotë të njëjtë pikësh është edhe Leverkuseni, “aspirinat” mbajnë vendin e parë, pasi kanë shënuar vetëm një gol më shumë se bavarezët). Të shtunën që kaloi skuadra nga Mynihu arriti të mposhtë në shtëpi ekipin e Borussias së Dortmundit, 3-1. Tanimë bavarezët kanë lënë prapa atë fillim sezoni zhgënjyes (e nisën Bundesligën me dy barazime dhe një humbje). Skuadra e Louis van Gaalit dy muaj pas takimit me Juventusin do të ndeshjet sot përballë një tjetër ekipi italian, Fiorentinës. “Die Roten” (të kuqtë) luajnë sot në Allianz Arena në shtëpinë e tyre aty ku nga nëntë pikët e marra në grup kanë mbledhur vetëm 4. Në këtë stadium ata kanë shënuar vetëm një gol: në takimin kur mundën 1-0 ekipin e Makabit të Haifas. Përballë gjigantëve bavarezë skuadra e Fiorentinës, edhe pse tani nuk po kalon një moment të mirë (ndodhet në vendin e 11-të në Serie A), ka paraqitur një futboll mjaft rezultativ në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. “Vjollcët” kanë qënë ekipi i vetëm italian që në këtë sezon kanë përfunduar në vendin e parë fazën në grupe. Madje formacioni toskan është ekipi i dytë që ka mbledhur më shumë në këtë fazë. Për të mos anashkaluar janë dy takimet që kanë zhvilluar ndaj Liverpulit ku ekipi italian mori gjashtë pikë të plota. Skuadra e Fiorentinës në 23 ndeshje ka marrë vetëm 31 pikë në Serie A. Klubi toskan ka edhe historinë kundër, pasi në katër takime që ka zhvilluar në tokën gjermane ka marrë tri humbje dhe një barazim. Klubi italian nuk kalon për në çerekfinale që nga sezoni 1969-1970. Nga ana tjetër, skuadra e Fiorentinës është një nga ekipet që ka marrë rezultate mjaft të mira në ndeshjet jashtë fushe: në 11 takime ka humbur vetëm 2 herë. Formacioni i Çesare Prandelit vjet në Mynih është mundur nga Bajerni me rezultatin e thellë, 3-0. Trajneri Louis van Gaal për takimin e sotëm do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mendohet se trajneri holandez, pas rekuperimit të Franck Riberisë do të përdorë skemat 4-2-2-2 ose 4-2-3-1. Në këtë mënyrë Van Gaal do të mbështetet tek një mesfushë me tre lojtarë sulmues si Arjen Robben, Riberi dhe Muller. Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Butt, Lahm, Van Buyten, Demichelis, Badstuber; Van Bommel, Schëeinsteiger; Robben, Muller, Ribery; Gomez Ndërkohë, qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Alessandro Gamberini, pas dëmtimit që pësoi ndaj Sampdorias, u operua dje dhe do tu mungojë fushave për tre muaj. Një tjetër mungesë e rëndësishme e ekipit italian do të jetë edhe ajo e mesfushorit argjentinas, Mario Santana. Prandeli për takimin e sotëm nuk mund të mbështet edhe tek dy lojtarë me eksperiencë si Adrian Mutu dhe Kristiano Zaneti (të dy nuk kanë udhëtuar për në Mynih). Duke parë disnivelin e madh midis skuadrave mendohet se Bajerni do të marrë një fitore të lehtë përballë italianëve. Gjithsesi, ekipi bavarez ka mjaft mangësi në repartin mbrojtës. Qendërmbrojtja mendohet të jetë thembra e Akilit dhe mund të pësojë gol. Sipas bukmejkërsve mendohet se ndeshja do të përfundojë 3-0. 1-i i Bajernit kuotohet me koeficientin, 1,50, ndërsa rezultati 3-0 kuotohet me koeficientin 12,00. Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Frey, Comotto, Felipe, Kroldrup, Pasqual; Montolivo, Donadel; Marchionni, Jovetic, Vargas; Gilardino.
Porto – Arsenal
Në stadiumin “Dragao” të Portos- formacioni vendas pret ekipin e Arsenalit. Tashmë ekipi i Portos, ekip kampion në sezonin 2003-2004, duket shumë larg formës më të mirë, edhe pse u kualifikua me mjaft lehtësi në fazën e parë, ku në grup kishte ekipin e Çelsit, Atletiko Madrid dhe APOEL. Tashmë “dragonjtë” e Portos përballë do të kenë një mal për të kaluar, pasi shorti i bashkoi me ekipin londinez, Arsenal. Në kampionatin portugez ekipi i Portos duket se me ardhjen e vitit të ri ka kthyer drejtim: pasi në katër ndeshjet e fundit ka marrë tre fitore dhe një barazim. Këtë vit ekipi i Portos ka humbur shumë nga ana e organikës së skuadrës, pasi drejt Francës janë larguar 4 lojtarë si Lisandro Lopez dhe Lucho Gonzalez, të dy lojtarët kanë kaluar respektivisht tek Olympique Lyonnais dhe Olympique de Marseille. Drejt Ligue 1 kaloi edhe mbrojtësi i krahut, Aly Cisskho (OL). Si përfundim, bardheblutë nga shitjet fituan rreth 50 milionë euro, shumë të cilën e lanë të paprekur, pasi kanë afruar lojtarë relativisht të lirë. Nga ana tjetër, edhe skuadra e Arsenalit përveç afrimit të Arshavin nuk ka bërë blerje të bujshme. “Topçinjtë” në Premier League ndodhen në vendin e tretë dhe, me sa duket, kanë hequr dorë nga titulli, pasi në javët e fundit janë mundur nga skuadrat pretendente: Çelsi dhe Mançester United. Gjithsesi, djemtë e Arsen Vengerit ngushëllohen me faktin se një javë më parë mundën 1-0 skuadrën e Liverpulit. Tashmë ata kanë përpara një transfertë të vështirë. Në grupin H ata kanë marrë plot 13 pikë dhe kanë skuadrën e Olympiakos, Standard Liezhit, AZ Alkamaar. Lajmi më i mirë për Porton është rikthimi i Hulkut dhe Raul Meireles. Ndërsa nga tjetër nuk do të luajnë lojtarë si Diego Valeri, Ernesto Farias dhe Orlando Sa. Mungesa më e madhe për “dragonjtë” do të jetë Cristian Rodriguez. Formacioni i mundshëm: Helton; Fucile, Bruno Alves, Rolando, Pereira; Belluschi, Fernando, Raul Meireles; Hulk, Falcao, Mariano Edhe “topçinjtë” do të paraqiten me mungesa. Arsen Venger nuk do të mund të aktivizojë Robin van Persie, Johan Djourou, Kieran Gibbs, Andrey Arshavin dhe Carlos Vela-n. Në dyshim janë Eduardo, Alex Song dhe Thomas Vermaelen. Për shumë skuadra të mëdha të Evropës nuk ka qenë shumë e lehtë që të shprehin maksimumin në “Estadio do Dragao”. Mendohet se edhe Arsenali nuk do ta ketë shumë të lehtë 90 minutëshin e sotëm. Bastexhinjtë mendojnë se ky takim do të mbarojë 1-1: në këto shifra u mbyll edhe ndeshja e luajtur një vit më parë midis Portos dhe Mançester Unitedit. X-i në këtë takim kuotohet me koeficientin 3,20. ndërsa koeficienti i rezultatit 1-1 është 7,00. Formacioni i mundshëm: Almunia; Sagna, Gallas, Vermaelen, Clichy; Fabregas, Denilson, Diaby; Nasri, Bendtner, Rosicky.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010