Ndërkombëtarët kundërshtojnë Komisionin hetimor ndaj Ramës me vizitën simbolike në Bashki
Ambasadorët Uidhers, Lohan, Bosh dhe Fialkoa takohen me kreun e PS-së, Edi Rama. Rritet shqetësimi i diplomatëve të huaj për rrezikun që po u kanoset zgjedhjeve të 28 qershorit
Në kohën kur në Parlament maxhoranca votonte pro ngritjes së Komisionit hetimor Parlamentar ndaj kreut të Bashkisë Edi Rama, katër përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në Shqipëri, përkatësisht ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uidhers; kreu i delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan; ambasadorja çeke Marketa Fialkova dhe kreu i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, janë takuar dje me kryebashkiakun dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pikërisht në selinë e Bashkisë së Tiranës. Edhe pse tema kryesore e këtij takimi ka qenë fati i zgjedhjeve të 28 qershorit, diplomatët e huaj nuk janë takuar me Ramën në selinë e Partisë Socialiste, por pikërisht në zyrën e tij, në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse nuk kanë dhënë asnjë prononcim për median, duke zhvilluar këtë vizitë, katër përfaqësuesit e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare kanë gjetur një simbolikë të veçantë për të kundërshtuar vendimin e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ndaj kreut të Bashkisë Edi Rama.
Takimi me Ramën
Çështja e kartave të identitetit dhe dyshimet gjithnjë në rritje për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit kanë nxitur faktorin ndërkombëtar që të “hyjë në lojë” për të gjetur një zgjidhje konkrete që do t’i shpëtonte zgjedhjet nga dështimi. Mungesa e një zgjidhjeje konkrete për çështjen e kartave ka bërë që për faktorin ndërkombëtar të rritet shqetësimi për fatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat tashmë janë vënë në pikëpyetje të madhe. Ky shqetësim në rritje është shoqëruar me një tur takimesh konfidenciale, që ambasadorët e vendeve ndërkombëtare kanë zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha dy ditë më parë, si dhe dje me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Në takimin e zhvilluar me kryesocialistin Rama, diplomatëve të huaj u është shpjeguar qëndrimi dhe pozicioni i opozitës në lidhje me çështjen e kartave të identitetit. Për Partinë Socialiste e vetmja zgjidhje që i shpëton zgjedhjet nga dështimi është që kartat e identitetit të shpërndahen falas. Në të kundërt, Partia Socialiste dhe opozita në tërësi do të organizojnë protesta.
Takimi me Berishën
Dy ditë më parë kryeministri Berisha priti, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ambasadorin e SHBA-ve, Xhon Uidhers, kreun e delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan dhe ambasadorin gjerman Robert Bosh. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në selinë e Kryeministrisë dhe shumë pak detaje u bënë të ditura për median. Në tryezë ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe zv.kryeministri Genc Pollo. Burime pranë qeverisë bënë të ditur se zgjedhjet e 28 qershorit ishin në fokusin e bisedimeve mes kryeministrit Berisha dhe diplomatëve të huaj.
Qeveria ka marrë së fundi disa masa lehtësuese për pajisjen e disa kategorive të caktuara me letërnjoftime elektronike. Por pavarësisht nga kjo, opozita thotë se ka mjaft shtresa sociale që janë jashtë skemës së qeverisë dhe se e kanë të pamundur të paguajnë kartën e identitetit.
24 Prill 2009