Padi civile ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi
Kërkesa
1. Bazuar në Nenin 617 të Kodit Civil, kërkojmë që pala të kryejë një përgënjeshtrim sipas mënyrës që ajo e konsideron më të përshtatshme për shkrimin e cituar më sipër. Nenin 618, i cili përcakton se: “Personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga organet e tij në kryerjen e detyrave”.
2. Bazuar në Nenin 625 dhe 640 të Kodit Civil kërkojmë që pala të paguajë dëmshpërblim për dëmin jopasuror që na ka shkaktuar, pasi na ka cenuar në nderin dhe personalitetin të Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me përcaktimin e dëmit, duke marrë në konsideratë cenimin e personalitetit dhe të dinjitetit të paditësit, faktit që lajmi është përhapur me shpejtësi për shkak të tirazhit jo të vogël të gazetave dhe televizioneve, konkludohet se dëmshpërblimi duhet të jetë i barabartë me vlerë 20.000.000 lekë. Kjo shumë do të përdoret vetëm në favor të komunitetit të kryeqytetit, për të vendosur në vend imazhin e Bashkisë së Tiranës si dhe të punës së kryetarit të saj. Konkretisht, shuma 20.000.000 lekë do të përdoret për blerjen dhe mbjelljen 1250 pemëve të llojit bli, gështenjë e egër dhe rrap (me cirkoferencë 24 milimetra).
Bashkia Tiranë
Bashkia e Tiranës depoziton kallëzim penal ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “shpifjes”, pasi ministri ka pohuar se Edi Rama ka shitur tokën te “Tajvani”.
Nard Ndoka
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, depozitoi vetëm pak javë më parë një padi për Kryeministrin për shpifje dhe vjedhje të hapur të votave në zgjedhjet e 28 qershorit.
Asllan Dogjani
Kallëzimi i Asllan Dogjani për ish-presidentin Alfred Moisiun, të cilin e akuzon se i ka publikuar padrejtësisht emrin në një raport ku flitej për kandidatët jo të përshtatshëm.
Asllan Dogjani
Deputeti i Partisë Socialiste depozitoi vetëm pak ditë më parë një padi civile për shpifje deputetin e Partisë Demokratike, Fatos Hoxha.
Transportet
Kallëzimi i Ministrisë së Transporteve kundër Edi Ramës për akuzën e “korrupsionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve” për shitjen e tokës te “Tajvani”.
Kompania “Edil Al”
Kompania “Edil Al” ka paditur në Gjykatën e Lartë për shpifje kryeministrin Sali Berisha.
14 Dhjetor 2009