Ndërkombëtarët tërhiqen, palët ta zgjidhin vetë marrëveshjen
Ambasadori i OSBE-së, Bosh, nuk flet për skemë kompromisi
Albert Gjoka
TIRANË – Ndërkombëtarët tërhiqen nga marrëveshja e përfolur për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri duke ua lënë palëve në dorë konfliktin, për të cilin kërkohet që të respektohet transparenca dhe kuadri ligjor. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri reagoi mbrëmë zyrtarisht në lidhje me deklaratën që lëshoi në media disa ditë më parë, ku tha se ekziston një skemë kompromisi dhe se palët duhet ta pranojnë atë pasi gëzon mbështetjen e SHBA-ve dhe të Bashkimit Europian. Përmes një deklarate zyrtare, ambasadori Robert Bosh, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, bëri këtë deklaratë: “Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që i dhashë medias të premten e kaluar në lidhje me situatën politike aktuale. Theksoj edhe njëherë se, pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët”, - thuhet në qëndrimin e kreut të Prezencës. Më tej, zoti Bosh theksoi se “çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”. Qëndrimi i mbrëmshëm i përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë është një tërheqje nga deklarata e bërë të premten në Gërdec, duke u tërhequr nga fakti se ekziston një skemë kompromisi mes PD-së dhe PS-së dhe se palëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta firmosin. Po ashtu, ambasadori Bosh tashmë flet në emrin e organizatës që përfaqëson, dhe jo në emër të faktorit ndërkombëtar, duke u distancuar nga përfshirja në negocim për arritjen e kompromisit. Deklarata e mbrëmshme ka vetëm një vijimësi krahasuar me atë të pesë ditëve më parë: apelin për një zgjidhje urgjente të krizës nga dy partitë kryesore. Tërheqja e OSBE-së nga pozicioni i artikuluar të premten e kaluar ua lë në dorë krizën dy liderëve kryesorë, zotit Berisha dhe zotit Rama, të cilët deri në mbrëmje nuk kanë dhënë asnjë shenjë se mund të ketë një zbutje të akujve, gjë që është konfirmuar edhe nga Presidenti i Republikës. Deklarata e ambasadorit Bosh vjen pas qëndrimit që mbajti kreu i maxhorancës të shtunën e kaluar, i cili mohoi në mënyrë kategorike ekzistencën e një pakti apo drafti në tavolinën e tij. Ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama, doli para mediave vetëm pak orë më vonë, duke bërë të ditur detaje të një projekti të propozuar nga ndërkombëtarët për mënyrën se si mund të zgjidhet situata bllokuese. Sipas kreut socialist, skema e shtruar për zgjidhje ka të bëjë me hapjen e materialeve zgjedhore dhe në rastet kur ka dyshime në nxjerrjen e rezultateve, hapjen e fletëve të votimit do ta vendosë Komisioni i Venecias. Kjo skemë u rrëzua nga maxhoranca vetëm tri ditë më parë, duke u konsideruar si një praktikë që bie ndesh me ligjet, Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave. Deklarata e bërë mbrëmë nga OSBE-ja, krahasuar me qëndrimin e ditës së premte, është një tërheqje nga përfshirja në negocim, apo ofrimi i një skeme kompromisi dhe gjithçka tashmë është vetëm në dorën e kreut të maxhorancës Sali Berisha dhe kryetarit të PS-së në opozitë, Edi Rama.
19 Maj 2010