E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët, ultimatum Ramës të tërhiqet para 6 marsit

Ambasadori spanjoll i presidencës së BE-së si dhe ambasadori i Komisionit Evropian i kanë bërë një apel të fundit Edi Ramës të mos tentojë të prishë marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Ambasadorët Lohan dhe Montobio i kërkuan dje formalisht opozitës së Edi Ramës të ndërpresë bojkotin brenda 6 marsit, pasi në të kundërt nuk do të kishte më shpresa për përfaqësimin e tij në institucione

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri rrisin presionin ndaj opozitës dhe bojkotit institucional të tejzgjatur të saj, cili sipas interpretimit zyrtar, është kthyer në një makth për proceset e integrimit evropian të vendit.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë, bën thirrje dje për zgjidhjen e situatës politike, pasi siç u shprehën ata në këto kushte po rrezikohet gjithçka që është ndërtuar lidhur me aspiratat e afrimit të Shqipërisë me vendet e zhvilluara perëndimore.
Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan dhe ambasadori spanjoll, vendi i të cilit ka edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Manuel Montobio, deklaruan se situata aktuale përbën një pengesë kyçe për aspiratat e Shqipërisë. Nga ana e tij, ambasadori spanjoll, përsëriti edhe njëherë afatin ligjor për opozitën, duke i kujtuar 6 marsin, si datën e fundit për të hyrë në parlament dhe për të shpëtuar djegien e mandateve elektorale.
Kryediplomatët u mblodhën dje paradite në takimin e përjavshëm në zyrat e Komisionit Europian në Tiranë. Në këtë takim, prej më shumë se 90 minutash, diplomatët evropianë, të cilët prej ditësh, janë të angazhuar në procesin e negociatave kanë thënë se përpos deklaratave të të dy liderëve politikë, duhen më tepër vendime konkrete.

Emmanuel Montobio
“Opozita duhet të hyjë në parlament brenda datës 6 mars, pasi në të kundërt rrezikohet integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane”. Kështu u shpreh ambasadori spanjoll Emmanuel Montobio, vendi i të cilit ka edhe Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, pas takimit të zhvilluar me ambasadorët e Unionit, në kuadër të bisedimeve konkrete që kanë nisur në Presidencë mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama.
“Mesazhi ynë është shumë i qartë. Perpsektiva evropiane e Shqipërisë është në rrezik në këto momente historike. Nëse nuk ndërmerren veprime, hapat e mëtejshëm mund të kenë pasoja. Ky ngërç politik duhet të tejkalohet nga lidershipi politik shqiptar. Procesi i dialogut është pozitiv, por duhet të prodhojë rezultate. Rezultatet duhet të vijnë në kohën e duhur, ndaj kjo marrëveshje duhet të arrihet para 6 marsit, duke lejuar opozitën të shkojë në Kuvend”, u shpreh ambasadori Montobio.
Ai u ndal dhe tek ngritja e komisionit hetimor parlamentar, ku mesa duket qëndrimet e palëve konvergojnë në një pikë, atë të respektimit të Kushtetutës dhe rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Kjo do të mundësojë mandatimin e një komisioni hetimor që kënaq partitë lidhur me transparencën dhe kushtetueshmërinë, kjo e propozuar edhe nga Presidenti i Republikës, i cili po drejton procesin dhe është pikë referimi për zgjidhjen nga lidershipi shqiptar”, deklaroi Montobio.
Ambasadori spanjoll është shprehur vazhdimisht për një zgjidhje të shpejtë të situatës dhe në bazë të analizave të tij, është pala opozitare ajo që duhet të tërhiqet e para nga kërkesat e pabazuara për hapje të kutive. Ambasadori spanjoll tha gjithashtu se mbështet presidentin Topi në procesin e tij të negociatorit.

Helmut Lohan
Edhe kreu i delegacionit të Komisionit Evroopian Hemut Lohan, u shpreh pas takimit të zhvilluar me ambasadorët e BE, se palët politike duhet të shkojnë drejt një konsensusi të pranueshëm. Ai deklaroi se BE nuk do të japë asnjë propozim konkret për situatën politike, pasi kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe duhet të tejkalohet nga vetë liderët politikë të vendit. Kreu i delegacionit të KE, kujtoi se me bojkotin institucional rreziku i integrimit të Shqipërisë është shumë i madh. Lidhur me këtë fakt, Lohan kërkoi zgjidhje të shpejtë politike, njëherazi duke i apeluar opozitës të tërhiqet, pasi siç u shpreh ai, Shqipëria po përballet me një risk të madh, lidhur me perspektivën e saj integruese. “Bashkimi Evropian nuk jep në tavolinë propozime konkrete. I takon liderëve politikë shqiptar që të gjejnë zgjidhjet. Rreziqet janë të larta, shumë, shumë të larta, ndaj kam besim që udhëheqësit shqiptarë do të gjejnë një rrugë për daljen nga situata. Kam besim që liderët politikë nuk do të anashkalojnë mundësinë e krijuar nga nisma e Presidentit në tryezën e rrumbullakët”, u shpreh Lohan.
Ndërkombëtarët po ndjekin me shqetësim bojkotin institucional të opozitës, por thirrjet e tyre për ndalimin e këtij veprimi politik të pajustifikueshëm, ka rënë në vesh të shurdhër, porsa kohë, kryeiniciatori i bojkotit, Edvin Rama, vazhdon të delegjitimojë palën opozitare, duke e mbajtur jashtë radhëve të dialogut dhe për më tepër, duke u tjerrë rrugëve të Shqipërisë, me pretendime dashakeqe se do të destabilizojë rendin demokratik në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›