Titujt e pronësisë mbi tokën do të verifikohen brenda 2011-s
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Tregu i tokës bujqësore është ende i pazhvilluar. Transaksionet e zakonshme në tregun e tokës janë ato me destinacion për qëllime ndërtimi, ndërsa shitjet për tu përdorur për qëllime bujqësore janë shumë të pakta. Për nxitjen e tyre, Ministria e Bujqësisë parashikon se do të ndikojnë përmirësimet e bëra në kuadrin ligjor dhe fillimi i një projekti për konsolidimin e tokës.
Më poshtë, Ministria e Bujqësisë na paraqet një material mbi politikat e planifikimit të përdorimit të tokës, privatizimin e tokës, zhvillimin e kadastrës së tokës, regjistrimin e parcelave dhe tregun e tokës .
Ndryshimi radikal i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore zë peshën më të madhe të të gjithë transformimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme në tërësi, në Shqipëri. Nga përmasat e këtij ndryshimi të së drejtës së pronësisë Ministria e Bujqësisë vlereson se në vendin tonë është kryer një reformë e tokës bujqësore si rrjedhojë e së cilës, në periudhën raportuese (Prill - Prill 2009) evidentohet kjo situatë: Në Korrik të vitit 2008, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” që konsakroi përfundimin e Reformes së Tokës bujqësore në vendin tonë. Nga nisja e kësaj reforme, në gusht të vitit 1991 dhe deri në korrik të vitit 2008, e drejta e pronësisë mbi tokën paraqitet e tillë ku me titull pronësie janë pajisur (akti i marrjes së tokës në pronësi) 445 mijë familje bujqësore, që përbëjnë 65% të popullsisë së vendit. Mesatarisht, çdo familje bujqësore poseidon 1.2-1.3 ha tokë.Ligji i miratuar në Korrik të vitit 2008, krahas deklarimit të përfundimit të Reformës së tokës përcaktoi edhe një strukturë shtetërore të veçantë për të verifikuar bazueshmërinë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën, brenda një limiti kohor 3- vjeçar (domethënë deri në 2011). Procedurat e këtij verifikimi janë përcaktuar në një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, nr. 1269, datë 17.9.2008. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ky verifikim përbën një masë efektive për konsolidimin e së drejtës së pronësisë.
Regjistrimi i tokës
Mbi bazën e një projekti kombëtar, regjistrimi i tokës bujqësore në vendin tonë ka filluar në vitin 1994. Territori i vendit u nda në 2920 zona kadastrale rurale. Aktualisht rezulton se ka përfunduar regjistrimi fillestar në 2380 zona kadastrale rurale ose në 81.5% e tyre (sipas të dhënave të ZQRPP)
Administrimi i qëndrueshëm i tokës bujqësore
Forma aktuale e të drejtës së pronësisë mbi tokën, ka kondicionuar edhe përshtatjen e mënyrës së administrimit dhe menaxhimit të saj. Strukturat shtetërore të administrimit dhe mbrojtjes së tokës bujqësore, qeverisja qendrore dhe dy nivelet e qeverisjes vendore funksionojnë si kadastër shumëqëllimëshe, duke pasur si objekt tokën bujqësore (në dy format e pronësisë), fondin pyjor dhe kullosor, privat e komunal, tokat urbane të fshatrave si dhe burime të tjera natyrore. Këto struktura realizojnë funksionimin si kadastër në planifikimin e përdorimit të tokës dhe orientimin e planeve të zhvillimit të qiradhënies së tokës. Deri tani janë dhënë me qira 880 ha, ndërsa me koncension për mbjelljen e ullirit mbi 700 ha. Brenda vitit 2009 ka nisur projekti i konsolidimit i financuar nga FAO. Në tre vitet e fundit është subvencionuar nga shteti krijimi i pemëtoreve dhe vreshtave të reja, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e madhësisë së fermave.
Në fushën e krijimit të një informacioni të përshtatshëm për tokën për vitin 2009 u programua realizimi i këtij informacioni në 4 komuna pilot në zonën qendrore të Shqipërisë për efekt të vlerësimit të tokës për efekte taksimi dhe shpronësimi dhe për organizimin e masave të kontrollit mbi mbrojtjen e fondit të tokës bujqësore nga dëmtimet e faktorëve natyrorë e njerëzorë etj.
Fermerët e mëdhenj rritën çmimin e qumështit në 0.4 Euro/ litër
MB: “Rritja e fermave të qumështit do të sjellë përmirësim të standardeve të konsumit duke iu afruar BE-së”
Treguesi i realizimit të PPB në prill 2008-prill 2009 është 105% në krahasim me vitin 2007. Sektorët që kanë performuar më mirë janë bimët e arave dhe pemtaria me 115.2% dhe 120% përkatësisht. Parë si produkte, janë gruri, perimet dhe frutat që kanë performuar më mirë, ndërsa më ulët paraqitet blegtoria me 97.2% dhe këtu më ulet paraqitet mishi i gjedhit dhe prodhimi i leshit. Për dy vitet e fundit ka një rritje të sipërfaqes së mbjellë me perime si në fushë të hapur ashtu edhe në serra. Gjithashtu është verejtur përmiresimi i strukturave të mbjelljes, duke zbutur sezonalitetin si dhe një rritje e rendimentit të prodhimit si rrjedhoje e përmirësimit të teknologjive të prodhimit. Gruri dhe misri, gjithashtu kanë patur rritje të sipërfaqes së mbjellë dhe rritje të rendimentit. Eshtë vërejtur rritje e prodhimit për frutat, sidomos për ullirin si rezultat i kushteve të favorshme. Rritja e interesit të konsumatorit për konsumin e vajit të ullirit apo ullinjve të tavolinës, ka bërë të mundur rritjen e sipërfaqes së mbjellë me këtë kulturë. Ndërsa efekti i skemave nxitëse në bujqësi do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vazhdueshme të sipërfaqeve të mbjella si dhe përdorimin e teknikave të mira bujqësore, çka do të përkthehet në uljen e pasojave të periodicitetit, rrijen e prodhimit si dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë. Rritje është realizuar në prodhimin e rrushit si dhe në prodhimin e agrumeve.
Ka rritje sidomos në prodhimin e qumështit në të gjithë llojet e tij, ku bie në sy rritja e rendimentit të lopëve me 3 - 5 % si rezultat i punës përmirësuese racore që vetë fermerët tanë po bëjnë e po e kuptojnë nga viti në vit rëndësinë e saj . Gjatë këtij viti ka patur më shumë prodhim vezësh dhe veçanërisht të mjaltit përkatësisht me 109% dhe 119%. Mjalti në mbarë botën duket se ka patur rënie deri në 30 %. Pas vitit 2005, numri fermave është 3- 4 fishuar, pra ka nje tendencë të qartë të fermerëve të qumështit si një nga produktet bazë i të ushqyerit të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja me qumësht të freskët Rritja sa më e shpejtë e numrit të fermave të qumështit për treg, do të mundësojë përmirësimin e standarteve të prodhimit e konsumit të tij për tju afruar atyre të Bashkimit Europian.
Çmimi i shitjes së qumështit gjatë periudhës në fjalë është rritur në masën 25-40 % , kryesisht për ata fermerë që dorëzojnë qumësht në baxhot e fshatrave nga 0.2 ne 0.3 Euro/litër, ndërkohë që fermerët e komplekseve të mëdha e kanë rritur atë nga 0.3 – 0.4 Euro/litër Kjo rritje e çmimeve jo rrallë ka ndodhur edhe si pasojë e organizimit të fermerëve në raport me grumbulluesit e qumështit. Mbi të gjitha duhet theksuar se për efekt të traditës në konsumin e mishit të freskët prej shqiptarëve si dhe të mungesës së konfeksionimit frigoriferik të tij, nuk parashikohen rritje të çmimeve për tju afruar atyre të rajonit dhe Europës.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010