Nicolette Sheridan, diva e veshur më keq

07/02/2005 Shpallet lista “e zezë” e Mr. Blackwell
I përpiktë edhe këtë vit, i frikshmi Mr. Blackwell shpalli listën e femrave të famshme të veshura më keq: këtë vit, "nderi" për të kryesuar listën i ra për hise aktores Nicolette Sheridan, protagonistja e një miniserie televizive amerikane, "Desperate Housewives", e famshme për fundet mikroskopike, pantallonat e ngushta dhe pë rnjë rekjlamë të famshme në të cilën shfaqet e mbuluar me një peshqir pa pasur në trup asgjë tjetër. Lista e redaktuar nga stilisti i vjetër i yjeve është tashmë një ngjarje kult në Hollivud: pasi mbërriti në edicionin e saj të 45-të, Mr Blackwell vë në dukje dhe shpall botërisht shijen e keqe ose edhe mosdijen e shumë personazheve të jetës modnane. 41 vjeçarja bjonde me profesion aktore është përcaktuar “Një dhimbje e gjallë pa pikë shijeje”. Në listë, edhe një potpuri e tërë personash të famshëm: nga Paris Hilton, trashëgimtarja e re e perandorisë me të njëjtin emër (sipas stilistit, "ajo është e vetmja Hilton që duhet mbyllur për restaurim") deri te Courtney Love dhe Serena Williams ("nga mbretëreshë e tenisit në një kërcënim i modës fatale"). Aspak mëshirë as për Britney Spears, paraqitja e së cilës likuidohet me një lojë fjalësh që të kujton titullin enjë filmi të famshëm: "Një takim i përafërt veshjesh të tipit katastrofik". Viktima e fundit, një tjetër personazh i zakonshëm tashmë në këtë listë, ish modelja e revistës 'Playboy', e famshme për martesën e saj me një miliarder, Anna Nicole Smith, e cilësuar si "një kukull lecke që ka përfunduar në një fluger".