Helena Christensen rikthehet në pasarelë

07/02/2005 Bukuroshja Helena Christensen ka hapur "Barcelona Fashion Week". Topmodelja gjermane, pas gjashtë vjetësh mungesë në pasarelat ndërkombëtare, i është rikthyer pasionit të saj, dhe bashkë me kolegen Veronica Blume ka paraqitur koleksionin vjeshtë – dimër 2005-2006 të stilistit katalanas Josep Font. Në pasarelën Gaudi', e ngritur në ambientet e panairit të qytetit katalan, deri në datën 4 shkurt, u paraqitën linjat e modës së disa stilistëve shumë të famshëm spanjollë, si Antonio Miro', Miriam Ocariz, dyshja Victorio dhe Lucchino, Armand Basi, Lydia Delgado, Hannibal Laguna, Agatha Ruiz de La Prada dhe Spastor. Shfaqja e modës shënoi edhe praninë e markës së njohur Swarovski. Nën reflektorët e modës, modelet joshëse paraqitën veshje të mbuluar nga një triumf i dritës dhe me materiale të çmuara. Pas kryeqyteteve të modës me sheshet e Milanos, Parisit dhe Romës, moda iberike është prirur të kalojë pa u vënë re, por këtë edicion të fundit ka korrur një sukses të madh pikërisht falë emrave të famshëm të Helenës dhe Veronikës, pas të cilave gjithë shtypi botëror u interesua gjerësisht.