E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderohet kreu i LSI-së, Meta “Personaliteti më pozitiv për Politiken e Jashtme”

“Personaliteti më pozitiv në politikën e jashtme gjatë vitit 2010”. Ky është cmimi me të cilin është vlerësuar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Insitituti për Studime Ballkanike në Lindjen e Mesme, me qendër në Lubjanë. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast zoti Meta tha se Shqipëria ka ushtruar gjithnjë një politikë të jashtme konstruktive ndaj fqinjëve të saj, duke kontribuar konkretisht për një rajon më të mire.
 

Çmimi iu dorëzua z. Meta nga z. Stjepan Mesiç, ish President i Kroacisë, njëkohësisht President Nderi i IFIMES. Ky titull u dha për kohën kur kreu i LSI-së kur ishte Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›