E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpriten shkarkimet në Fierzë, situata drejt përmirësimit

Situata ne zonat e permbytura te Shkodres po shkon drejt permiresimit me nderprerjen e reshjeve. Në lagjet periferike te qytetit është ulur ndjeshëm niveli i ujit. Ndersa zonat e nën/Shkodrës nuk ka asnje ndryshim te prekshem te situates. Velipoja, Bushati dhe Ana e Malit vazhdojnë të mbeteten ne te njejtin nivel uji. Ministria e Brendeshme raporton se drejt familjeve te prekura po vazhdonjne operacionet e shpërndarjes se ndihmave ushqimore. Po ashtu jane nderprere shkarkimet ne hidrocentralet e Fierzes dhe Komanit.  Ministria e Energjitikes njoftoi kete vendim  pas normalizimit te situates se prurjeve, ndersa shkarkimet do te vazhdojne ne Vaun e Dejes. Alfred Olli, Drejtor i Emergjencave Civile konfirmoi gjate nje bisede ne ALSAT se eshtë ulur numri i sipërfaqeve të përmbytura.

• Presidenti dhe ambasadorët në zonat e përmbytura
• PS: Rialokim të fondeve për banorët e zonave të përmbytura
• Familjet e dëmtuara në skemën e ndihmës ekonomike

Nga 11.400 ha që ishte te merkuren, kete te enjte siperfaqja e permbytur ne Qarkun e Shkodres eshte 9340 hektare. Po ashtu numri i shtëpive të përmbytura është 2169, nga 2649 që ishin nje dite me pare. Ministria e Brendshme njofton se personat e evakuuar jane 5173, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe edhe pse me mot te permiresuar, evakuimet te ndalojne. Po ashtu per sa i takon akseve rrugore te Qarkut te Shkodres, i pakalueshem eshte segmenti Penterë-Velipojë, ndersa situata eshte problematike ne akset Mali i Jushit-Velipojë, Ana e Malit-Obot, si dhe Ura e Gjolulit.

ALSAT

Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›