E Diel, 1 Nëntor 2026

Kermabon: EULEX, në forcim të institucioneve legjitime të Kosovës

Kreu i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë,Yves De Kermabon,ka ritheksuar përkushtimin e misionit që drejton për të forcuar institucionet legjitime të shtetit të Kosovës. Në një njoftim për mediat të EULEX Kermabon citohet të ketë thënë se forcimi i institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit i bëjnë të pavlefshme strukturat paralele.
“EULEX-i është i vendosur që të ndihmojë në forcimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.

Kermabon ka kundërshtuar përdorimin e forcës si opsion për të pushuar
funksionimin e këtyre strukturave duke shprehur bindjen se
“dialogu,është mënyra e shkuarjes përpara dhe jo përdorimi i forcës”.
Shefi i EULEX-it e ka deklaruar se “vendimi politik i Beogradit për
emërimin e gjykatësve për gjykatat serbe në Kosovë kërkon veprime
urgjente” duke theksuar përkushtimin e këtij misioni për vënien në
funksionim të plotë të gjykatave të veri të Kosovës.
 
“Prioriteti ynë kryesor është që gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë dhe
serbë të Kosovës të kthehen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë,në mënyrë
që drejtësia të funksionojë si një e vetme.Në asnjë shtet në Evropë nuk
ekzistojnë dy sisteme gjyqësore që veprojnë njëkohësisht dhe në të
njëjtin vend.Me dy juridiksione nuk mund të ketë drejtësi.Kjo mund të
sjellë që kundërshtojnë njëra tjetrën të cilat do të jenë në kundërshtim
me të drejtat e qytettarëve.Në Kosovë mund të ketë vetëm një sistem
juridik”ka përfunduar kreu i misionit të BE për sundimin e ligjit në
Kosovë Kermabon.
 
Edona Peci

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›