Strategjia e re e ICO, Feith: Nuk njihen strukturat paralele

Mosnjohja e institucioneve paralele përkrah atyre të Republikës së Kosovës dhe shtrirja e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit me një bazë të vetme ligjore janë parimet kryesore të strategjisë për veriun që po hartohet nga Zyra Civile Ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Këtë e konfirmoi,shefi i ICO-së,Pieter Feith, pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaçin.
"Strategjia bazohet në faktin se Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë nuk
njeh institucione paralele,por vetëm institucionet e Republikës së
Kosovës. Sa i përket sundimit të ligjit,ne do të punojmë mbi bazën e një
hapësire të vetme legale duke përfshirë të gjithë territorin e
Kosovës.Këto janë dy parimet bazë për një strategji për veriun", tha
Pieter Feith, shef i ICO-së, Perfaqesues Special i BE-së në Kosovë.
Megjithatë,Feith nuk dha detaje se kur mund të nisë zbatimi i këtij
dokumentit. "Ne po vazhdojmë konsultimet me qeverinë mbi strategjinë për
veriun.është një produkt i joni I përbashkët dhe do ta bëjmë public kur
të arrijmë në konkluzionet përfundimtare.Së pari do të punojmë për të
vendosur një kornizë dhe politikat për veriun për periudhën
afat-shkurtër apo afat- mesme dhe pastaj do të vlerësojmë zbatimin",
vijoi Feith.
Projekt strategjia për shtrirjen e autoritetit në veriun e Kosovës,pjesë
e të cilit janë publikuar tashmë në të përditshmet kosovare,bën fjalë
për rezultate të prekshme deri në mes të këtij viti.
Edona Peci