E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Supreme përmbyll të gjitha çështjet e trashëguara nga UNMIK

Gjykata Supreme e Kosovës ka përmbyllur të gjitha dosjet penale të trashëguara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Këtë e bëri të ditur misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit përmes njoftimi për shtyp ku thuhet se vendimi që shënon përmbylljen e të gjitha cështjeve penale të kësaj shkalle të trashëguara nga UNMIK-u është marrë nga paneli i përbërë  nga pesë gjykatës (tre të EULEX-it dhe dy të Kosovës)në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Këto shqyrtime përfshinin ankesa të shkallës së dytë, shkallës së tretë
dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.Akuzat në këto cështje penale
janë të ndryshme:nga ato që kanë të bëjnë me krime lufte deri tek veprat
penale të pastrimit të parave,krimit të organizuar,akteve
terroriste,marrjes së ryshfetit etj.Ndërkohë,ekipi i EULEX-it në
Gjykatën Supreme ka punuar edhe me ankesat për cështjet e tjera në tërë
Kosovën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e e EULEX-it,ku po ashtu
theksohet se disa nga këto cështje të trashëguara kanë të bëjnë me vepra
penale të kryera dhjetë vite më parë.

Gjykimi i parë  me pjesëmarrjen e EULEX-it në Gjykatën Supreme është 
zhvilluar më 10 mars 2009 dhe vendimi i parë është  marrë më 12 mars
2009.Aktualisht janë  pesë gjykatës penalë të EULEX-it, dy zyrtarë
ligjorë dhe një këshilltar për cështjet penale që punojnë në Gjykatën
Supreme,të cilët shoqërohen edhe nga një ekip tjetër me kolegë vendas
dhe ndërkombëtarë si dhe personeli mbështetës.
 
Edona Peci

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›