E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturat paralele, Thaçi: Përballje me kundërshtuesit e ligjit

Qeveria e Kosovës do të vendos ligjshmërinë në të gjithë territorin e vendit përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.Kështu është shprehur kryeministri, Hashim Thaçi duke shtuar se institucionet e Kosovës do të ballafaqohen me të gjithë ata që nuk e respektojnë kushtetutën.

"është një ri-fuqizim i mbështetjes dhe përkushtimeve më të mëdha
ndërkombëtare në përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për varjen e
ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës, pra edhe në veri të
Mitrovicës.çdo gjë do të jetë e specifikuar në dokumentin që do të jetë
në përputhshmëri të plotë me dokumentin e presidentit Ahtisaari, me
Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, në forcimin e sovranitetin e
shtetit tonë", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Thaçi, tha se me vënien në funksionim të organeve
shtetërore të sundimit të ligjit edhe në veri të Kosovës,përfundimisht
do të fillojë shpërbërja e strukturave paralele që veprojnë në atë pjesë
të vendit.

"Vënia e ligjshmërisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës
nënkupton edhe shpërbërja e strukturave apo individëve që nuk njohin
institucionet legjitime të e Kosovës", vijoi Thaci.

Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë,Përfaqësuesi Special i Bashkimit
Evropian dhe EULEX-in, janë pranë hartimit të një strategjie për
shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.Me anë
të këtij dokumenti, parashihet ndryshimi i qëndrimit ndaj
veriut,zgjidhja e problemeve me anë të politikës dhe jo përdorimit të
forcës dhe bashkëpunimi me serbët lokalë.

Shkëlzen Osmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›