E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, akuzohet për vjedhje nafte, prangoset 52 vjeçari

Ishte dënuar me 7 muaj burg për vjedhje, e ndërsa është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu të komisariatit të Fierit. Shtetasi 52 vjeç, Bilbil Mustafaraj është ndaluar nga blutë fierakë, pasi ai ishte akuzuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme lënde solar. Burimet zyrtaret të drejtorisë së policisë Fier bëjnë të ditur se shtetasi Mustafaraj, banor i fshatit Povelcë të komunës Dërmëna, duhet të kryente një dënim prej 7 muajsh burg, pasi në kohën që 52- vjeçari punonte si furnitor në KPTHN Ballsh, ka abuzuar me detyrën. 52- vjeçari, gjatë periudhës që punonte në Kombinatin e përpunimit të thellë të naftës ka nxjerrë pa faturën përkatëse sasinë e 2600 litrave solar, duke mos e bazuar këtë dalje në asnjë dokument ligjor. Pas kapjes së shkeljes dhe dokumentimit të të gjithë materialeve, çështja i është dërguar prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier dhe gjykatës së shkallës së parë. Pas verifikimeve përkatëse gjykata e dënoi 52- vjeçarin me 7 muaj burg, e ndërsa sot është bërë edhe arrestimi i shtetasit Bilbil Mustafaraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›