Ndërrohet kreu i kufitarëve të Kakavijës, Temo Hodaj në krye
Ndryshon drejtuesi i Policisë në Stacionin Kufitar të Kakavijës. Gjatë ditës së djeshme është organizuar ceremonia e zëvendësimit të Elton Papës në këtë post, i cili do të pasohet në këtë detyrë nga komisar Temo Hodaj. Ky i fundit, vjen nga stafi i stacionit të policisë kufitare në Qafë Thanë, ku ka mbajtur detyrën e drejtuesit të kësaj pike për disa vite me radhë.
Ndërkohë, Elton Papa deri më sot shefi i Stacionit Kufitar të Kakavijës është emëruar në sektorin e Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Stacioni Kufitar i Kakavijës vazhdon të ngelet në qendër të vëmendjes së punës së efektivave policore përsa i përket kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1