E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Mbetjet komuniste pezulluan Dosjet

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka folur në seancën e djeshme parlamentare për vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se Ligji i lustracionit u pezullua nga mbetjet e komunizmit. Sipas deputetit demokrat, Gjykata Kushtetuese ka ende mbetje të Partisë së Punës. Ne përjetuam diktaturën më të egër në Europë, sepse ishim shoqëria më anti-komuniste. Ky ligj nuk ishte për qytetarët, për shoqërinë shqiptare, por për klasën politike dhe vendimarrëse, ky moral i shoqërisë shqiptare nuk mund të gozhdohet, nuk mund të kryqëzohet nga mbetjet e Partisë së Punës, së Partisë Socialiste të Edi Ramës, apo të Gjykatës Kushtetuese, apo institucioneve të tjera,- u shpreh Bumçi. Duke folur në emër të mazhorancës, Bumçi është shprehur se kjo forcë përfaqëson gjithë shqiptarët dhe ata ndodhen përballë forcës së majtë që udhëhiqet nga një protestant politik. Jemi forcë me vlerat tona antikomuniste përgjithësojmë Shqipërinë me vlerat e saj tradicionale dhe përballë nesh është një e majtë me një protestant politikë që nuk e di çfarë është, që e vetmja gjë që di është diktatura komuniste. Nuk ka arsye tjetër pse Edi Rama të jetë më i interesuar për rrënjët e Partisë së Punës, sesa për të ardhmen e vendit, tha Bumçi.  Në fund të fjalës së tij, deputeti Bumçi ka shprehur qëllimin e forcës politike që përfaqëson. Ne jemi këtu për të votuar që këto vlera që përfaqëson shumica e shqiptarëve, do të vazhdojnë të mbeten pjesë e misionit tonë historik dhe do të vazhdojnë të respektohen nga shumica e shqiptarëve.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›