E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 20 shkolla jashtë kushteve higjienike për mësim

Rreth 20 shkolla të rrethit të Fierit janë të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit. Lajmi bëhet i ditur nga Seksioni i Arsimit në Prefekturën e Fierit. Shefja e këtij seksioni, Gilda Tangu sqaron se ndaj këtyre institucioneve arsimore janë vendosur gjoba dhe detyra për t'u realizuar. "Kemi kërkuar që të bashkëpunojmë me drejtorinë e shëndetit publik dhe të rakordohet puna institucionale. Në rast se gjendja nuk do të ndryshojë, masat do të jenë drastike", ka vijuar Tangu. Bashkëpunimi I seksionit të arsimit në prefekturë me drejtorinë e shëndetit publik synon detyrimin e njësive vendore ku ndodhen institucionet arsimore, që të zbatojnë detyrat e vendosura nga Drejtoria e Shëndetit Publik, por edhe shlyerjen e gjobave. Kjo e fundit "hap" debat në lidhje me pagesën. Pesë njësitë vendore pretendojnë se shkeljet e vërejtura në raportin e DSHP-së burojnë nga mungesa e investimeve. Gjithsesi, derisa këto institucione të gjejnë një rrugë të mesme bashkëpunimi, ata që e vuajnë në kurriz janë vetë nxënësit, të cilëve u duhet të përballen me pasojat, si të ftohtit, mungesën e kushteve higjieno-sanitare e deri tek mungesa e bazës materiale.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›