E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë Erich Segal

Shkrimtari
Mallëngjeu botën me “Histori dashurie”

Profesori i letërsisë klasike në Harvard, Erich Segal, i cili u bë i njohur me romanin “Love story” (Histori dashurie), ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Në momentin e vdekjes ai ndodhej në “Oxford” për të dhënë disa leksione. Segal e shkroi romanin e famshëm në vitin 1969, kur ishte 32-vjeçar dhe jepte mësim në Harvard. “Dashuri do të thotë të mos thuash asnjëherë më vjen keq”, është një nga frazat më të famshme të Segal. Libri i tij më pas u bë edhe film, duke korrur një sukses të madh. Ai ka shkruar edhe disa romane të tjera dhe njihet si kritik letrar. Në vitin 2001, Segal shkroi një ese akademike për historinë e komedisë dhe batutave që nga Greqia e lashtë e deri në kohën e Stanley Kubrick.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›