E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unplay i Alban Mujës, konkurron në Berlinale

Filmi
Regjisori kosovar, pjesë e edicionit të 60-të të festivalit të filmit

Filmi me titullin “Unplay” i regjisorit kosovar, Alban Muja, do të jetë pjesë e edicionit të 60-të të “Berlinales”, që njihet si njëri nga festivalet më të mëdha të filmit në botë. I realizuar në bashkëpunim me artisten suedeze, Joanna Rytel, ky film që është një version i ri i filmit të shkurtër “Play girl”, që deri më tani është prezantuar në shumë ekspozita dhe festivale, do të jetë në konkurrencë për filmin më të mirë të shkurtër. Versioni “Unplay”, do të shfaqet premierë në datën 13 shkurt, dy ditë pas çeljes së festivalit. “Unplay” flet për një marrëdhënie seksuale mes një vajze dhe dy djemve (shokëve), si dhe për pasojat e këtij akti. Në konkurrencë për filmin më të mirë të “Berlinale Shorts” apo në konkurrencë për “Ariun e Artë” janë zgjedhur 25 filma nga 15 vende të ndryshme. Anëtarët e Jurisë Ndërkombëtare të këtij viti të filmit të shkurtër janë drejtori i festivalit dhe producenti brazilian, Zita Carvalhosa, autori dhe kryeredaktor i Spex Max Dax dhe regjisori i njohur polak, Xawery Żuławksi. Ceremonia ‘Berlinale Shorts’ do të mbahet në CinemaxX 3 më 16 shkurt.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›