E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet përkthyesi i mirënjohur shqiptar, Pashko Gjeçi

Tiranë, 21 janar, NOA Nga Milena Selimi - U
nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm përkthyesi i mirënjohur,
Pashko Gjeçi. Historia e Pashko Gjeçit, njeriut që bëri Danten të fliste shqip
me Komedinë Hyjnore, është nga më të jashtëzakonshmet e Letrave Shqipe. Ai u
mor me disa nga autorët më të mëdhenj të historisë së letërsisë, ku spikasin
Dante dhe Gëte me Faustin. Ka një nga fatet më tragjike të jetës dhe vitet e
fundit të jetës i kaloi në gjendje shumë të rëndë.

I ka pësuar të gjitha
gjërat, të cilat mund ti pësonte një njeri në realitetin shqiptar. Është
rritur jetim, i varfër, ka bërë burg, ka vuajtur pa fund dhe është censuruar.I lindur më 1918 në qytetin e Shkodrës, ai do
të shkollohej në Kolegjin e Jezuitëve. Falë rezultateve të tij, do të vazhdonte
shkollën për filozofi në Itali, ndërsa do të ishte ministri i Arsimit të asaj
kohe (vitet 40), Ernest Koliqi, që do ta bindte të kthehej në Shqipëri:
Kthehu në Shqipëri të japësh kontributin tënd.

Ashtu si ishte parashikuar, ai u emërua
profesor i Latinishtes dhe italishtes në gjimnazin e Shkodrës, ku edhe kishte
qenë më parë nxënës. Ai jepte mësim, ndërsa përkthimet i botonte tek Shkëndija.

Lufta e gjen kryetar të Lidhjes së
Shkrimtarëve të Durrësit, por këtu merr fund dhe liria e tij. Pas një burgu
pesë vjeçar, ai shkon në Fushë Krujë dhe helmin e shpëton duke përkthyer poetin
e tij të preferuar Danten.

Do të rehabilitohet shumë vonë dhe këtë herë
do të dalë në pension në Ndërmarrjen e Librit Shkollor. Vetëm një vit më parë
92- Vjeçari  u nderua si përkthyesi më i
mirë I vitit në Çmimet Kult 2009, për veprën e tij Fausti.

Mirënjohja e bashkëkohësve, me pak çmimet e
fundit, ska mjaftuar për të qetësuar nderimin e munguar të tij. Banonte me
bashkëshorten e tij  në një apartament
modest dhe krejt i harruar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›