E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biletat Inter Barcelona, deri tani janë shitur 72 mijë

Stadiumi San Siro mesa duket do të jetë plot për ndeshjen Inter – Barcelona e vlefshme për Ligën e Kampioneve. 72 mijë bileta janë shitur deri më tani ndërsa ka mbetur edhe 8 ditë nga takimi. 40 mijë kupona janë për abonetët ndërsa prej të hënës janë blerë 32 mijë të tjera në biletaritë e stadiumit. Kapaciteti i San Siros është 80 mijë vende të ulura. Biletat për këtë sfidë kushtojnë nga 22 deri në 370 euro. Përballja Inter – Barcelona është takimi më i rëndësishëm i turit të parë të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve edhe pse në Milano do të rikthehet Ibrahimovic që u largua drejt Spanjës këtë verë. Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në Ligën e Kampioneve ju do t’i ndiqni në Supersport dhe TV Klan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›