Mançini: Adriano bën shaka
27/01/2005
Zërat e merkatos, të cilët i përkasin Adrianos, nuk shqetësojnë aspak Roberto Mançinin: “Me të nuk kam patur asnjëherë polemika, ka thënë trajneri. Interi mund të jetë vetëm krenar, që Reali interesohet për një lojtar të tij. Ai i thotë ato gjëra, në mënyrë që drejtuesit dhe shokët e tij ta përkëdhelin më shumë”. Ndërsa për sezonin e Interit: “Liga e Kampionëve është ëndrra e të gjithëve, mund t’ia arrijmë dhe kjo do të ndryshojë edhe mendimet dhe parashikimet”. Sot Interi do të përballet me Atalantën, për çerekfinalet e Kupës së Italisë, por në shtëpinë zikaltër flitet më shumë për çështjen Adriano, pas deklaratave që ka dhënë braziliani të martën në “Canal Plus”. “Interi duhet të jetë shumë krenar, shpjegon Mançini, që ka një lojtar kaq të madh dhe kaq të kërkuar dhe Adriano, gjithashtu. Ai i është përgjigjur me mirësjellje pyetjeve: unë e kam dëgjuar të gjithë intervistën, i bënë të njëjtën pyetje shumë herë Adrianos. Është një djalosh i ri dhe iu përgjigj me xhentilesë. Ndoshta i ka thënë për faktin e thjeshtë se, dëshiron të përkëdhelet më shumë nga drejtuesit dhe nga shokët e tij. Megjithatë, është shumë normale që Adriano do të qëndrojë tek Interi, është një lojtar i Interit”. Në qoftë se ëndrra e Adrianos është që të fitojë, për Interin këtë vit, objektivi numër një, është Liga e Kampionëve: “Kjo është ëndrra e të gjithëve, të fitojmë në fund të këtij viti dhe mundësitë janë. Për momentin, ky nuk është një sezon i flakur tej”, thotë trajneri zikaltër. Ndërsa, për ndeshjen e Kupës së Italisë në Bergamo: “Dëshiroj të shkojmë në finale, deklaron Mançini dhe kështuqë, sot dua të fitojmë, sepse e kemi për zemër këtë kompeticion”. Në listën e të grumbulluarve të trajnerit zikaltër rezultojnë edhe emrat e Kili Gonzalesit, Davids dhe Kruz. Për argjentinasin, Mançini ka komentuar edhe zërat e merkatos: “Mendoj se Kruz mund të qëndrojë tek Interi, nuk besoj se sot do të jetë ndeshja e fundit me fanelën zikaltër. Shpresoj që të gjithëve t'u jepet mundësia për të luajtur. Nuk është se unë nuk dëshiroj të fus ndonjë lojtar, por duhet të bëj disa zgjedhje që jo të gjithëve mund t'i pëlqejnë. Interi është një skuadër që mund të pretendojë për të gjitha kompeticionet, edhe pse këtë sezon jemi më të përqëndruar te Liga e Kampioneve. Sigurisht që do të japim maksimumin që këtë sezon ta mbyllim me një titull”.