E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez mendon për të ardhmen

27/01/2005  

Trajneri I Liverpulit Rafael Benitez ka gjetur si mënyrën më të mirë për të reaguar ndaj kritikave të shumta duke siguruar finalen e Kupës Karling. Ai ka vetëm gjashtë muaj që gjendet në krye të pankinës së Liverpulit dhe duke fituar me vështirësi kundër Uatfordit tashmë është në pritje të finalistes tjetër. Sigurisht një lum i madh kritikash ka ardhur drejt tij sidomos pas humbjes në Kupën FA përballë Bërnlit. Sikur të mos ishte për golin e vetëm të shënuar nga kapiteni Stiven Zherard, ndoshta trajneri spanjoll do të kishte tepër të vështirë për t’u përballur me kritikat e shumta. “Ne e dimë se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje për ecurinë tonë, për tifozët edhe për klubin, ka komentuar Benitez. Ne kemi zhvilluar një lojë të karakterizuar nga mentaliteti ynë I fortë. Me të vërtetë arritëm të luanim si një skuadër e bashkuar pasi i kontrolluam gjithë minutat e këtij takimi. Nëse shkon në finale, kjo do të shumë për ecurinë tonë. Do të thotë se ne jemi duke punuar së tepërmi dhe pikërisht në pikat e duhura. Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’iu ofrojmë tifozëve tanë, trofeun e Kupës Karling”. Finalja e madhe e Kupës Karling do të zhvillohet në Kardif më datën 27 shkurt. Megjithatë kënaqësia e golave që do t’iu dhurohet tifozëve dhe triumfi në Kupën Karling janë vetëm disa detaje nga gjithë vizioni për të ardhmen e Liverpulit që është duke përgatitur Benitez. Synimi kryesor i trajnerit spanjoll do të jetë ndërtimi i një Liverpul që të jetë në gjendje për t’u ngjitur me hapa gjigand në majat e futbollit anglez dhe evropian. Në fakt rreth kësaj skuadre vërtitet emri i kapitenit Zherard, i cili vazhdon të mbetet heroi i Liverpulit. “Ne kemi nevojë që të ndërtojmë diçka nën një emër të madh, ka shtuar Benitez. Sigurisht kemi të bëjmë me një garë të gjatë sepse ky është edhe viti im i parë këtu. Kur bordi drejtues i klubit vendosi që të firmoste me mua mendohej për një marrëveshje, e cila do të zgjaste për më se pesë vjet. Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar vetëm një trofe. Do të përpiqem shumë që të fitojmë pse jo gjithë trofenjtë e mundshëm. Ne tashmë kemi një skuadër të mirë, por kemi nevojë për më shumë fat lidhur me dëmtimet që kanë pësuar shumë nga lojtarët tanë. Pra, ka ardhur kohë që të ndërtojmë një skuadër të fortë me në krye Stiven Zherard. Kjo është ideja jonë më e madhe”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›