Ndërtimi i infrastrukturës rurale, histori suksesi - sot fermerët kanë ku t’i tregtojnë prodhimet e tyre

“Ndoshta një sy mavi nuk i sheh..., për ne kjo s’ka rëndësi, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë – për ju – për të gjithë shqiptarët – sepse rrugët janë ndryshimi – ne vazhdojmë Përpara!”
Të nderuar zonja dhe zotërinj, u bënë disa vjet që për shkak të detyrës, më është dashur, të ndjek nga afër investimet në infrastrukturë në të gjithë vendin. Si shumë shqiptarë të tjerë kam udhëtuar ne Rrugën e Kombit dhe në rrugën Levan-Tepelenë, dhe së shpejti dhe në atë të Elbasanit. Kam udhëtuar në pothuajse të gjitha komunat e Shqipërisë, kemi investuar kudo nga Xara në Valbonë, nga Kepi i Rodonit e Zvërneci në Fushat e Zadrimes, Dumresë, Myzeqesë, Baldushkut, fushat e Devollit apo të Marinzës..., dhe e kam prekur nga afër ndryshimin që sjell ndërtimi i një rruge së re. Ne kemi ndërtuar, por dhe kemi pare se çfarë do të thotë infrastrukturë e re për njerëzit dhe se si mund ta ndryshojë ajo jetën e shqiptarëve. Prandaj ne punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën e Shqipërisë, në ndërtimin e rrugëve të reja, ujësjellësve të rinj, impianteve të reja të përpunimit të ujërave, spitaleve dhe shkollave të reja, një porti të ri për eksportet ose një terminal të ri pasagjerësh. Dhe ne e bëjmë këtë sepse kështu hapen vende të reja pune, hapen vende të reja pune me paga më të mira. Prandaj jemi përqendruar në ndërtimin e një infrastrukture të gjerë dhe moderne për Shqipërinë që jo vetëm ka krijuar një mjedis më mikpritës për bizneset, por gjithashtu ka hapur vende të reja pune. Në ndërtimin e 10,000 km rrugë të reja, shqiptarët u punësuan në shtrimin e rrugëve dhe në gjithë aktivitetet ndërtuese që lidhet me to. Gjatë investimeve në infrastrukturë, shumë shqiptarë u punësuan, dhe u kualifikuan si inxhiniere, si menaxhere, si projektues, dhe specialiste. Ndërtimi i rrugëve solli biznese të reja të cilat punësuan më shumë punëtorë shqiptarë. Dhe sot, këto rrugë përdoren për lëvizjen e mallrave në tregjet shqiptare, më shumë punëtorë shqiptarë të punësuar, që i çojnë këto mallrave tregje drejt porteve dhe kufijve në të gjithë botën. Të gjitha këto kanë hapur- vendet të reja pune. Modernizimi dhe zgjerimi i portit të Durrësit ka hapur- vende të reja pune. Ndërtimi i terminalit të pasagjerëve në Durrës me vlerë 40 milion Euro ka hapur-vende te reja pune. Instalimi i mbi 5,000 km kabëll të ri fibre optike ka hapur -vende të reja pune –dhe ka lidhur bizneset shqiptare duke e lidhur më tregjet globale dhe hapjen e më shumë-vendeve te reja të punës. Ristrukturimi i sistemeve të transmetimit të energjisë për të shtuar furnizimin me energji ka hapur vende të reja pune. Ndërtimi i gjashtëmbëdhjetë impianteve të përpunimit të ujërave të zeza ka hapur vende te reja pune. Ndërtimi i dhjetëra ujësjellësve ka hapur vende të reja pune. Të gjitha këto projekte ndërtimore kanë punësuar shqiptarë duke filluar që nga fillimi i punimeve e deri tek inaugurimi dhe tani shqiptarët vazhdojnë të punësohen në këto vende pune. Portet shqiptare përpunojnë 4 herë më shumë kontenier sot se në vitin 2005, që do të thotë më shumë vende te reja pune. Pasagjerët në portin e Durrësit janë shtuar me 20 për qind nga viti 2005në vitin 2012dhe me ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve kemi më shumë turistë, që do të thotë më shumë-vende të reja pune dhe më shumë të ardhura për bizneset shqiptare. Shkolla dhe spitale të reja u japin fëmijëve tanë arsimim më të mirë dhe qytetarëve cilësi më të mirën e kujdesin shëndetësor por këto gjithashtu nënkuptojnë më shumë-vende të reja pune. Gjithmonë e më shumë shqiptarët punësohen çdo ditë duke përdorur rrugët që kemi ndërtuar. Për shkak të përmirësimit të rrugëve nga kjo qeveri, koha që duhet për të udhëtuar nga Tirana në pjesë të tjera të Shqipërisë është shkurtuar deri në 3 herë. Më lejoni ta theksoj, se në çdo rrugë të ndërtuar pas 2005-ës kemi vendosur mbrojtëse anësore dhe, sinjalistikë sipas standardeve të BE-së. Numri i aksidenteve vdekjeprurëse është ulur me rreth 30 për qind që nga viti 2005. 900 fshatra janë lidhur me komunat dhe 196 komuna janë lidhur me rrugët kombëtare me ndërtimin e 6,500 km rrugë lokale dhe urbane, 1,500 km rrugë rajonale dhe më shumë se 2,200 km rrugë kombëtare. Në 8 vitet e fundit janë asfaltuar më shumë rrugë se sa në të gjithë historinë e vendit! Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht – kjo ndodhi sepse ne bëmë një zgjedhje. Ne e renditëm infrastrukturën në përparësi dhe investimet publike për rrugët këto 8 vjet kanë arritur në afro 4 miliardë dollarë. Procesi i ndërtimit të këtyre rrugëve ka punësuar 45,000 shqiptarë çdo vit me një shtesë prej rreth 13,000 shqiptarë të punësuar çdo vit në projekte të tjera infrastrukturore. Dhe për këtë, nuk ju duhet të shikoni larg, deri te rruga e re drejt Elbasanit, në ndërtimin e të cilës janë punësuar 1500 shqiptarë vetëm gjatë vitit të fundit.... Ndoshta një sy mavi nuk i sheh..., për ne kjo s’ka rëndësi, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë – për ju – për të gjithë shqiptarët – sepse rrugët janë ndryshimi – ne vazhdojmë Përpara!