E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Edi Rama takon emigrantët, iu premton se do të ngelen emigrantë

31-03-2013 / L. Lita

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po kalon fundjavën në një hotel me 4 yje të qytetit italian, Milano. Për të mbushur ditën sekretari për Diasporën në PS Erjon Veliaj kish organizuar një takim me emigrantë shqiptarë në një sallë të hotelit me 4 yje, (Cosmo Hotel Palace), që ka kushtuar mijëra euro për të cilat PS-ja nuk paraqet asnjë faturë.
Në strategjinë paraelektorale të PS janë parashikuar të ketë udhëtime falas për emigrantët që do të votojnë me 23 qershor, por edhe këtu nuk ka një faturë të parashikuar sesa milion janë caktuar për të paguar biletat e avionëve, trageteve dhe autobusëve që do të sjellin votues.
Megjithatë këto takime të Edi Ramës me emigrantët si në Greqi po ashtu në Itali karakterizohet nga një element hipokrizie. Emigrantët e kanë ndërtuar jetën e tyre me punë në këtë shtete fqinje me sakrifica dhe punë. Nga politika shqiptare ata kanë kërkuar vetëm një gjë, përparimin në integrimin e Europian, që të jenë njëlloj si gjithë të tjerët. Për shumë vite ëndrra e tyre ishte të liberalizoheshin vizat, në mënyrë që familjarët e tyre të udhëtonin të lirë pa viza për t’i takuar në shtëpitë e tyre.
Lëvizja e lirë e shqiptarëve në zonën “Shengen” është meritë e qeverisë Berisha dhe kësaj maxhorance e cila investoi resurse dhe energji për të hequr vizat  përkundër deklaratave të deputetes së PS Valentina Leskaj që deklaronte se po të hiqeshin vizat ¼ e shqiptarëve do të iknin nga vendi duke bërë eksod. Në parlament kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla u sulën kundër kartave të identitetit (kusht “conditio sine equo non” e BE-së për liberalizimin e vizave) për të sabotuar heqjen e vizave duke demonstruar karta antarësie si letërnjoftime të falsifikuara në seancën kyç të tregimit të vullnetit proevropian të qytetarëve shqiptarë.
Ndërkaq emigrantët do të ngelin refugjatë për shkakto refuzimit të Edi Ramës për të lejuar deputetë e PS të votojnë tre ligjet e marrjes së statusit të vendit Kandidat, duke e bërë vendin një hap larg Bashkimit Europian, ku emigrantët do marrin statusin e qytetarëve europianë pa dallime pasaporte.
Sido që të jeët Edi Rama përpara se të shajë kryeministrin e Berisha nga një hotel me 4 yje si fillim duhet të japë sqarime për politikën që ka ndjekur vitet e fundit kundër defakto të anëtarësimit të qytetarëve shqiptarë në Bashkin Europian.
Emigrantëve shqiptarë ne Itali ose Greqi nuk mund t’ua shpjegojë dot me faktin se Vangjel Ndrekos në Fier nuk po i japin një karrige për t’u ulur. Ky justifikim në sytë e emigrantëve shqiptarëve që shumë kanë sakrifikuar dhe investuar për të ardhmen e tyre do t’u dukej krejt absurd. Në fakt hije absurdi ka marrë kreu i PS kur u premton emigrantëve se do të jenë sërish emigrantë, pasi realisht Rama nuk e lejon integrimin e vendit në strukturat europiane.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›