Ndërtimorët: Në maj prishim 50 objekte
ELBASAN - Rreth 50 objekte pa leje dhe ato ambulatore do të hiqen gjatë kësaj jave nga ana e Inspektoratit Ndërtimor pranë Bashkisë së Elbasanit. Burime zyrtare të Inspektoratit pohojnë se kioskat ndodhen në zona të ndryshme të qytetit dhe janë ndërtuar me leje të përkohshme ose pa lejen e institucioneve përkatëse. Të gjitha këto objekte tashmë do të shemben me një urdhër të dalë nga drejtuesit e bashkisë, pasi në zonat ku ndodhen kioskat, bashkia pritet të nisë investimet në infrastrukturë dhe të shtojë sipërfaqet e gjelbra në qytet. Aksioni për prishjen e kioskave pritet të nisë gjatë kësaj jave dhe do të vijojë gjatë gjithë muajit maj, me qëllim shembjen e të gjitha objekteve për t’i lëndë mundësi zbatimit të projekteve. a.k