E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turku godet ish të dashurën shqiptare në mes të qytetit

24/11/2009  Nuk përtypi dot ndarjen me të, e qëllon në sy të kalimtarëve me mjete të forta

ELBASAN- Procedohet shtetasi turk, goditi me mjete të forta një grua. Një shtetas turk me banim në Elbasan është proceduar penalisht pasi pas një debati me një femër e ka goditur atë me mjete të forta në mes të qytetit duke i shkaktuar dëmtime në trup. Ngjarja ka ndodhur pranë Kinema Millenium jo shumë larg qendrës kur 45-vjeçari Mustafa Yusuf Togrul shtetas turk dhe banues në lagjen “Aqif Pasha” nuk e kishte përtypur shumë ndarjen me gruan 36-vjeçaren e lindur në Labinot dhe banues në lagjen “Vullnetari”. Kur marrëdhënia e tyre ishte mbyllur, shtetasi turk nuk kishte reshtur së kërkuari, ndërsa është përballur në një nga rrugët kryesore. Pasi kanë debatuar për disa minuta, shtetasi turk i nervozuar e ka goditur gruan me çfarë kishte në dorë. Sherri ka ndodhur në sytë e kalimtarëve. Gruaja i është drejtuar policisë ku ka depozituar denoncimin për dhunën e përdorur ndaj saj. Ndaj shtetasit turk me punë pranë një kompanie private është vendosur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas hetimeve të para, rezulton se shkak i grindjes ka qenë mënyra e ndarjes së tyre. Burime të policisë konfirmojnë se mes të dy personave ka pasur një lidhje të mëparshme dashurie. Materialet iu kaluan Prokurorisë se rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “plagosje e lehte me dashje”, e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›