Ndërtuesit: Bashkia e Kavajës po abuzon me tenderat
Tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Kavajës përfundojnë në prokurori. Një grup ndërtuesish të këtij qyteti kanë paditur komisionin e tenderave të bashkisë për shkelje të hapur të ligjit të prokurimit publik. Një grup ndërtuesish të këtij qyteti, të indinjuar nga shkelja e të drejtave që u janë bërë gjatë tenderave të fundit, akuzojnë kryetarin aktual të Bashkisë së Kavajës se favorizon një firmë ndërtimi që ka si administrator badigardin e ish-deputetit Halit Shamata dhe lë pas dore firmat e qytetit të tij, duke i skualifikuar. "Fiks Fare" transmetoi disa pamje nga zhvillimi i një tenderi në Bashkinë e Kavajës, ku hapur fare, firmat konkurrente trajtohen si të jenë keqbërës dhe jo biznesmenë. Bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar nga kjo bashki për rikonstruksionin e ndërtesës së Drejtorisë Arsimore. Juristi i bashkisë, Elidon Plaku, i cili është edhe anëtar i komisionit të tenderit, gjatë gjithë kohës bën debat me përfaqësuesin e një firme ndërtimi nga qyteti i Kavajës dhe nuk i pranon ofertën, duke gjetur shkaqe të pajustifikueshme. "Zarfet nuk janë të vulosura nga mbrapa", pretendon gjatë gjithë kohës juristi i bashkisë, ndërkohë që vulat zarfet i kanë nga përpara. Gjithashtu, juristi nuk pranon që të hapen zarfet e tjera, që mbajnë ofertat e firmave pjesëmarrëse në tender, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të shohin nëse ka ose jo dokumente false. Kur e pyesin se përse nuk e bën, ai i përgjigjet "e dimë ne". Në fund, pas gjithë debatit dhe këmbënguljes së përfaqësueses së administratores së firmës me të cilën ka nisur debatin, ai e fyen. Burime pranë Bashkisë së Kavajës bëjnë të ditur se çuditërisht një firmë me emrin "Pevlaku" ka fituar katër tendera, që janë zhvilluar brenda një dite nga Bashkia e Kavajës. Ata janë tenderat për ndërtimin e tri rrugëve dhe të një shkolle. Sipas përfaqësuesve të firmave të tjera të ndërtimit, që janë të pakënaqur nga kjo pabarazi, firma "Pevlaku", e cila po fiton tenderat njëri pas tjetrit në Kavajë drejtohet nga ish-badigardi i deputetit Halit Shamata. Këtë e deklaroi dje për "Fiks Fare", Nexhmi Haveriku, kryetar i shoqatës së ndërtuesve të Kavajës. Sipas tij, "kjo firmë brenda një dite ka marrë tenderat e tri rrugëve, ndërkohë që firmat e tjera të Kavajës janë përjashtuar".
Ndërsa, administratori i firmës ndërtuese "Alba BS", Fatos Senko, shton se "firma jonë e ka çuar çështjen në prokurori, kemi denoncuar komisionin e tenderit, sepse të gjithë firmat janë skualifikuar". Në Kavajë, konstatuam se të gjithë paskan shumë pakënaqësi, sepse na është krijuar një klan, siç thanë ata vetë. Po çfarë thotë kryetari i Bashkisë së Kavajës? Rifat Rrugia mundohet që të justifikohet kur e pyesim për tenderat, duke përsëritur disa herë se kanë luftuar për fjalën e lirë. "Ne kemi luftuar për fjalën e lirë, tenderat kanë procedura dhe ne u jemi përmbajtur procedurave. Nëse i kanë fituar ata që janë jashtë Kavaje, kanë qenë më në rregull". Gjithashtu, ai deklaron se nuk ka asnjë firmë të pakënaqur nga Kavaja që të ankohet, ndërkohë që nga ana tjetër këto firma e kanë çuar çështjen në prokurori.