"Numri 2" i Drejtësisë, Eduard Halimi, i dypunësuar
Zv/ministri i Drejtësisë i dypunësuar. "Fiks Fare" zbuloi dje disa dokumente, që vërtetonin se zv/ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë kohës që ka marrë detyrën e re të zv/minisitrit, në kundërshtim me ligjin ka marrë një rrogë të dytë mujore nga një institucion privat.
Zv/ministri i Drejtësisë, Halimi, u emërua në këtë detyrë më 4 tetor 2005. Në dy muajt pasardhës, pra nëntor e dhjetor 2005, ai është paguar nga 1 000 euro për çdo muaj nga kompania ALSAT, ku ushtronte profesionin e avokatit të saj. Kjo vërtetohet me dy mandatpagesat që ka lëshuar kjo kompani për llogari të Halimit. Këto mandatpagesa të shoqëruara me shumat përkatëse mbajnë datat e dy muajve të fundit të vitit 2005. Nëse në site-in e Kryeministrisë, në faqen zyrtare të saj kërkon të dhënat e zv/ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, midis të tjerave mund të lexosh se vetë ai ka deklaruar se "Kam mbyllur aktivitetin total të studios më datë 03.10.2005". Pra, Halimi deklaron se në momentin që është emëruar zv/ministër i Drejtësisë, ka mbyllur aktivitetin e tij privat si avokat. Por, dy mandatpagesat që "Fiks Fare" ka publikuar dje, vërtetojnë se Halimi është paguar nga kompania ALSAT më datë 13.12.2005, për muajin nëntor të vitit 2005 dhe më datë 23.12.2005 për muajin dhjetor të po këtij viti. Kjo gjë bie ndesh me ligjin numër 9367 të datës 07.04.2005 për konfliktin e interesit.