Ndërtuesit: Gati “paketa” antikrizë për qeverinë
Flet Ilir Hebovija, nëndrejtor i Shoqatës së Ndërtuesve
Si po ndihet kriza financiare globale në sektorin e ndërtimit? Sa janë humbjet që ka pësuar ky sektor për vitin 2008 dhe sa priten për vitin 2009?
Gjatë vitit 2008, sektori i ndërtimit është përballur me kushtet e një klime të përgjithshme jo shumë të favorshme për biznes. Shoqërive të ndërtimit gjatë këtij viti u është dashur të përballen me pengesa e vështirësi të shumta, të cilat kanë pasur efektin e tyre negativ, direkt në volumin e punimeve të kryera, në numrin e punonjësve që ato kanë punësuar, në trajtimin e punonjësve, në të ardhurat e gjeneruara dhe, së fundi, edhe në shumën e detyrimeve të paguara për buxhetin e shtetit. Të dhënat tregojnë se një numër relativisht i madh i shoqërive të ndërtimit nuk kanë kryer fare veprimtari gjatë vitit 2008. Po të kemi parasysh faktin se secila nga këto shoqëri ka pasur potenciale teknike në dispozicion si makineri, pajisje teknologjike të pashfrytëzuara dhe burime njerëzore të rrezikuara nga papunësia, kuptohet qartë se çfarë dëmi i madh i është shkaktuar ekonomisë së vendit si pasojë e bllokimit të pakuptimtë të aktivitetit të ndërtimit gjatë viteve të fundit për shkak të mungesës së lejeve për ndërtim dhe të pengesave të tjera absurde. Gjithashtu, ky sektor vjen i dëmtuar edhe nga viti 2007, kur, për shkak të përplasjeve politike, nuk u arrit të jepen leje ndërtimi duke paralizuar tërësisht punën.
Ndërkaq, numri i bizneseve që nuk kanë kryer asnjë lek xhiro ekonomike gjatë vitit 2008 është me të vërtetë tronditës dhe një sinjal shumë i fortë e sinjifikativ se ekonomia jonë po futet në një krizë të vërtetë. Ky numër arrin në mbi 30 për qind të numrit total të të gjitha bizneseve të regjistruara në shkallë vendi. Vetëm në ndërtim, për shembull, gjatë vitit 2008 nuk kanë kryer asnjë lekë xhiro (pra nuk kanë punuar fare) mbi 550 shoqëri ndërtimi nga 1850 shoqëri ndërtimi të regjistruara në shkallë vendi. Nga ana tjetër, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 shitjet kanë pësuar një rënie drastike prej më shumë se 25 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të po këtij viti. Kjo tregon shumë qartë se kërkesa konsumatore ka filluar rënien e shpejtë, e cila, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë akoma edhe gjatë muajve të ardhshëm të këtij viti. Në këtë atmosferë të përgjithshme ekonomike, si sektori i ndërtimit, ashtu edhe tregu imobiliar, po ballafaqohen gjithashtu me vështirësi të ndjeshme. Edhe këtu, përveç të tjerave, edhe për shkak të rënies së kërkesës konsumatore, vihet re një rënie e theksuar e shitjeve. Sipas të dhënave, është më i madh se 4 mijë numri i banesave të ndërtuara që akoma janë të pashitura.
Viti 2009 pra i gjen shoqëritë të dëmtuara nga probleme administrative artificiale dhe të dobëta financiarisht për shkak të nivelit të ulët të punëve të kryera. Në këtë mënyrë, pasojat e krizës shfaqen edhe më ashpër duke munguar rezervat për përballimin e saj nga ana e vetë kompanive të ndërtimit. Matja e nivelit të rënies është praktikisht e pamundur për aq kohë sa shifrat zyrtare nuk përputhen dhe kemi një disproporcion deklaratash zyrtare për qenien apo jo të vendit në krizë.
A keni artikuluar kërkesa për fasilitete fiskale te qeveria? Çfarë përgjigje keni marrë deri tani?
Duke mos marrë asnjë sinjal nga ana e institucioneve për të përgatitur një paketë ndihme për industrinë më të madhe në vend, jemi të detyruar që të jemi më pragmatistë dhe të hartojmë disa propozime të përgjithshme për t’ia paraqitur Parlamentit dhe Qeverisë. Sigurisht që këto propozime kanë nevojë për diskutime të mëtejshme dhe marrjen e mendimeve edhe të ekspertëve të qeverisë për ta bërë sa më efektive dhe sa më në funksion të përballimit të situatës për të mos lejuar falimentimin e kompanive të ndërtimit si një sektor me shumë rëndësi në ekonomi. Nga mënyra se si do të reagohet, do të varet shumë edhe rimëkëmbja pas kalimit të krizës. Nëse do të ketë ndërhyrje, mund të themi që sektori do ta rimarrë veten shumë shpejt për një periudhë 1- 2 vjeçare. Në të kundërtën, do të duhet shumë më tepër kohë dhe vlera financiare për t’i ngritur këto kompani në nivelin që janë aktualisht. Nëse do të ndalemi më konkretisht te propozimet që do të përgatiten dhe që janë në proces, do të përmendja disa prej tyre: shtimi i investimeve publike nga qeveria, por edhe nga bashkitë e komunat, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në investime të tjera të ambienteve publike, gjithmonë duke i mbështetur këto investime me fonde dhe duke i disbursuar ato sa më shpejt dhe në kohë. Por ekziston rreziku që në fushata elektorale të hapen fronte pune fiktive duke i vënë kompanitë në krizë.
Të stimulohen kompanitë për ruajtjen e vendeve të punës nga shkurtimet masive të punonjësve. Të mund të bashkëpunohet me Bankën Qendrore dhe bankat e nivelit të dytë për të ulur koston e kredive, por edhe për të lëvizur më shumë para në drejtim të biznesit. Qeveria në këtë mes mund të jetë garante ose rregullatore e këtij procesi, sepse, aktualisht, ekonomia jonë po vuan mungesën e theksuar të likuiditeteve dhe të financimeve. Së pari, mungesa e likuiditeteve vjen për shkak të rënies së kreditimit bankar të ekonomisë në përgjithësi dhe të ndërtimit në veçanti. Nën efektet psikologjike të krizës financiare, bankat e nivelit të dytë kanë filluar të hezitojnë për të kredituar si biznesin, ashtu dhe individët që kërkojnë të kreditohen për konsum apo për banesa. Së dyti, mungesa e likuiditeteve vjen edhe nga rënia e remitancave të emigrantëve, si burim i rëndësishëm financimi për tregun shqiptar, me veprim të drejtpërdrejtë në nivelin e kërkesës konsumatore në ekonomi. Padyshim, të gjithë këta janë faktorë që do të çojnë në rënien e mëtejshme të konsumit, me të gjithë pasojat e tjera zinxhir në vijim. Gjithashtu, edhe disa rishikime në sistemin fiskal duke lënë më shumë para të lira në qarkullim për investime tek industria e ndërtimit. Gjithë këto masa kanë një emërues të përbashkët: gjendja dhe realokimi i sa më shumë burimeve financiare për të mbajtur në punë industrinë në kohë krize, kur ajo vetë nuk është në gjendje të përballojë situatën e krijuar jo për shkak të saj, por për faktorë jashtë saj.
Si do të reflektohet kjo situatë në sektorin e ndërtimit dhe, konkretisht, në çmimet e apartamenteve gjatë vitit 2009?
Situata nuk është normale, ku veprojnë ligjet e kërkesës dhe ofertës, pasi në rastin konkret të dyja palët janë të frenuara. Një pjesë e konsumatorëve që kanë pasur para në qarkullim kanë menduar t’i investojnë në pasuri imobiliare, si një masë mbrojtëse ndaj ndryshimit të vazhdueshëm të kursit të këmbimit. Pjesa tjetër, duke ndier krizën, ka preferuar të shtyjë në kohë blerjen e një banese të re duke i drejtuar paratë në nevoja më emergjente. Por, edhe vetë kompanitë kanë ndërtuar në vitin 2008 dhe më parë, kur çmimet e lëndëve të para kanë qenë të larta, sidomos në mesin e vitit 2008, kur disa prej tyre i tre apo katërfishuan. Në këto kushte, shitja nën kosto do të ishte vdekjeprurëse për biznesin dhe efektet do të ishin negative jo vetëm për të dhe ne pikërisht këto po kërkojmë të shmangim, që kompanitë të mos shesin nën kosto duke marrë përsipër riskun e likujdimit për shkak të mospagesës së detyrimeve që kanë ndaj shtetit dhe të tretëve. Edhe në disa raste, kur është vërejtur rënia e çmimeve, nuk ka pasur ndonjë fluks të madh të blerjeve gjë që tregon se për momentin nuk janë çmimet ato që frenojnë konsumatorët, por është kriza që nuk e lë ekonominë të zhvillohet në kushte normale.
18 Shkurt 2009