E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të miratojë një paketë stimulueseNga TemaNdërtimi në Shqipëri është sektori që po përjeton rënien më të rëndë duke humbur peshën e tij në ekonominë kombëtare dhe duke humbur po ashtu vende pune e duke ulur sipërfaqe

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të miratojë një paketë stimulueseNga Tema

Ndërtimi në Shqipëri është sektori që po përjeton rënien më të rëndë duke humbur peshën e tij në ekonominë kombëtare dhe duke humbur po ashtu vende pune e duke ulur sipërfaqet e ndërtuara. Kriza në këtë sektor është bërë më e ndjeshme, për shkak të faktit se shitjet në këtë sektor janë në momentet më të këqija që prej shumë kohëve, duke qenë se rreth katër mijë apartamente kanë mbetur pa shitur duke bërë që biznesi i këtij sektori të ketë vështirësi të mëdha për të gjetur likuiditet. Mungesa e parave për të nisur investimet në punime të reja dhe për të mbyllur ato ekzistueset është edhe një prej faktorëve përcaktues në ngadalësimin e këtij sektori. Dje ndërtuesit i kanë kërkuar qeverisë që të miratojë një lloj pakete stimuluese për të ndihmuar këtë sektor të ri-ngrihet. Duhet thënë se ata i kërkuan gjithashtu qeverisë të mos ndikojë në përkeqësimin e kësaj gjendjeje me anë të çmimeve të referencës dhe të pagave të referencës që ajo ka vendosur. Mbi 4000 apartamente kanë mbetur pa shitur në të gjithë vendin, ndërsa aktiviteti i ndërtimit është tkurrur si pasojë e reduktimit të likuiditeteve. Bankat kanë prerë kreditimet dhe dërgesat e emigrantëve kanë rënë. Shqetësimet e ndërtuesve ka kohë që janë të pranishme dhe dje ato janë përsëritur më me shqetësim duke qenë se gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar. Ndërtuesit kërkojnë rregullimet e nevojshme ligjore me qëllim normalizimin e biznesit të ndërtimit. Ata cilësuan shkaqe të mentalitetit të gabuar qeverisës, zbatimin e mjaft ligjeve, veçanërisht ato që lidhen me vendosjen e referencave.

Ndërtuesit i paraqitën qeverisë një paketë masash stimuluese për të lehtësuar biznesin e ndërtimit të goditur nga kriza. Sektori i ndërtimit nuk ka rënë në vështirësi të tilla saktësisht për shkak të efekteve të krizës ekonomike botërore, ndonëse ajo ka ndikuar, por më së shumti për shkak të vetë problemeve që ka ekonomia shqiptare. Disa prej arsyeve që kanë të bëjnë me vështirësitë e lejeve të ndërtimit, me çmimet e larta të apartamenteve dhe me prirjen e të gjithë bizneseve për të investuar në këtë sektor, kanë bërë që disa nga këto biznese të shohin për të shpërngulur investimet në sektorë të tjerë si energjia apo industria. Gjithashtu, ky sektor ka vijuar përpos të gjitha zhvillimeve të mbajë të larta çmimet e apartamenteve dhe të madje t’i rrisë në mënyrë të moderuar, pavarësisht se shitjet, siç u vu re, kanë rënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›