E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Plani i ri urbanistik i kryeqytetit pritet të rigjallërojë tregun e ndërtimeve

15-08-2013 / Gazeta 55

Shitblerjet e apartamenteve këtë vit kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Arsyet, sipas Shoqatës se Ndërtuesve lidhen kryesisht me rënien e të ardhurat nga emigrantët si dhe pasiguria e qytetarëve për të investuar në prona të paluajtshme. Shitjet e apartamenteve kanë rënë ndjeshëm edhe në zonat bregdetare. Qytetarët nuk po blejnë shtëpi, por zgjedhin që ato shpenzime që do bëjnë për shtëpinë, të pushojnë në vende të ndryshme. Po ashtu dhe infrastruktura nuk e favorizon tregun. Rënia e kërkesës për apartamente është shoqëruar edhe me ulje te çmimeve, megjithatë ndërtuesit pohojnë se ende këto çmime mbeten të larta për shkak të kostos gjithmonë e në ngritje të ndërtimit.
Plani i ri urbanistik i kryeqytetit shihet si një mundësi e mirë për të rigjallëruar tregun pasi nga ky plan priten të hapen zona të reja ndërtimi. Për herë të parë Tirana do zhvillohet sipas një studimi urbanistik, duke përcaktuar vend ndërtimet, hapësirat e gjelbra, kopshtet dhe çerdhet. Plani, për here të parë, shoqërohet me plan infrastrukturash me investime publike në ujësjellës e kanalizime, në shkolla, çerdhe, etj., të cilat lejojnë urbanizimin e qytetit përpara se ndërtimi të bëhet fakt dhe për të evituar një komunë të dytë Parisi. Bashkia e Tiranës, për zhvillimin rajonal të integruar të qytetit, në kuadrin e Tiranës së madhe, mori nismën për lidhjen e marrëveshjes ndër-vendore me autoritetet e njësive vendore kufitare me bashkinë e Tiranës. Marrëveshja e lidhur ndërmjet bashkisë Tiranë, bashkisë Kamzë, komunës Paskuqan, komunës Dajt, komunës Farkë, komunës Kashar dhe komunës Bërxull ka patur qëllim të përcaktojë një vijë apo kufi të interesit të  përbashkët. Ky akt siguroi veç të tjerave pjesëmarrjen në procesin e planifikimit edhe të komuniteteve që shtrihen në zonat ku planet shtrijnë veprimtarinë e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›