Ndërtuesit: Të ndryshohet rregullorja e licencimit
11/04/2009 Janë rreth 1 mijë kompani ndërtimi që nuk kanë marrë licencë, shkak konfuzioni me rregulloren
Afati u shty në katër vite eksperiencë, me kërkesë të Shoqatës si bazë për të marrë licencën
Të rishikohet rregullorja e licencimit, miratuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Kjo ka qenë kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve, e cila denoncoi dje në një konferencë për shtyp, favorizimet që bëhen në licencimin e këtyre subjekteve. Sipas të dhënave të Shoqatës së Ndërtuesve, janë 1 mijë kompani ndërtimi që nuk kanë mundur të marrin licencë për kategorinë e punëve që ato kryejnë, për shkak të konfuzionit me rregulloren e licencimit të hartuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Më tej rregullorja ka marrë miratimin edhe në Këshillin e Ministrave. “E hartuar për të vënë rregull në kompanitë e ndërtimit, rregullorja e ka prishur këtë, duke krijuar konfuzion. Projekti fillestar kishte parashikuar tre vitet e fundit, por me insistimin publik të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë ky afat u shty në katër vite eksperiencë, si bazë për të marrë licencën”, - theksoi në fjalën e tij, Maksim Muçi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve. Shoqata e ka kundërshtuar që në fillim këtë praktikë, me argumentin se do të penalizoheshin kompani që për arsye të ndryshme nuk kanë kryer asnjë aktivitet katër vitet e fundit. “Sot ka kompani që ushtrojnë aktivitet prej më shumë se 10 vjetësh në vend dhe klasifikohen me këtë rregullore si të nivelit A, ose fillestare. Zhvlerësimi i kompanive na bën të dyshojmë për qëllime klienteliste për të marrë në mbrojtje kompani të krijuara rishtazi, por që janë furnizuar me fonde publike këto katër vitet e fundit”, - nënvizoi drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve. Sipas ndërtuesve, manuali i çmimeve, pagat referuese, ligji i gjobave, tregojnë një tendencë për të penguar kompanitë e ndërtimit në një zhvillim konkurrues dhe transparent duke i vënë pengesa artificiale.
Nivelet e klasifikimit
Janë shtatë nivele klasifikimi të kompanive sipas vlerave në lekë të punimeve të kryera nga A në G. “Është e pamundur që në një sektor të tillë si ndërtimi, kompani që kanë një eksperiencë minimale, por që janë mbështetur me fonde vitet e fundit, të kenë kategorinë F dhe kompani që kanë më shumë se 10 vjet në treg të kenë nivelin A. Kjo tregon një mungesë serioziteti dhe vlerësimi”, - tha Muçi. Vërejtjet e Shoqatës së Ndërtuesve nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri, apo nga ministria përkatëse.
Neni 15/1
Kompensimi i ish-pronarëve
1. Për rastet e parashikuara në shkronjën “d” të nenit 10, Këshilli i Ministrave merr vendim për shpërblimin e pronarëve dhe për sipërfaqet takuese, brenda 30 ditëve nga afati i dorëzimit të listës.
2. Zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kompensojnë subjektet brenda 3 muajve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pronarëve.
3. Për efekt të përllogaritjes së sipërfaqes së parcelës ndërtimore, të zënë nga ndërtimi informal, që kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark e trajton atë si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme, që kompensohet dhe asaj që do të shërbejë për kompensim, sipas ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
Kushti
Drejtues të Agjencisë së Legalizimeve kanë pohuar se pas marrjes së lejes së legalizimit kusht është vetëm pagesa e detyrimeve financiare. Ato janë të përcaktuara për 300 deri në 500 metra katrorë në Tiranë dhe në rrethet e tjera dhe arrijnë deri në 4 milionë lekë të vjetra. Nëse ka probleme ose pasaktësi me dosjet që janë përcjellë në zyrat e hipotekës, atëherë specialistët nuk i drejtohen qytetarit, por Agjencisë së Legalizimit.
Pallatet
Për hipotekimin e pallateve, pasi ndërtuesit të kenë paguar detyrimet e tyre financiare, mund të bëhen pjesë e procesit të marrjes së tapive. Pas regjistrimit të pallateve në ZRPP, qytetarët mund të nisin hipotekimin e apartamenteve brenda 30 ditëve. Sipas ligjit, është e detyrueshme që qytetarët të paguajnë detyrimet financiare brenda 3 vjetëve. Me dhënien e lejeve, njëkohësisht ALUIZNI po azhornon territoret e tjera.
Ish-pronarët
Nga e gjithë sipërfaqja mbi të cilën janë ngritur objektet e paligjshme, sipas të dhënave të Agjencisë së Legalizimeve, vetëm 1/3 është ndërtuar në tokën e ish-pronarëve të ligjshëm. Kjo do të thotë se këta ish-pronarë do të kompensohen sipas ligjit për kompensimin nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa tjetër e ndërtimeve informale janë në tokë shtetërore.