Berisha: Nuk ndërton shkolla se nuk ka interes
11/04/2009 Investimet në arsim shndërrohen në qendër të sulmeve kundër kryebashkiakut të Tiranës
Kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjës kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama për mungesën e investimeve në ndërtimin e shkollave në Tiranë. Duke folur nga Korça, ku mori pjesë në përurimin e përfundimit të një shkolle të re, kreu i qeverisë tha se në Tiranë problemet nuk vijnë për shkak të fondeve. “Në Tiranë ekzistojnë probleme jo për shkak të fondeve, sepse ne i kemi dhënë Tiranës fonde për arsimin më shumë se çdo rrethi tjetër. Kudo po realizohet ndërtimi i shkollave, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në Tiranë, sepse trojet e shkollave nuk kanë përqindje, dhe kjo është arsyeja”, - ka deklaruar Kryeministri. Ai pohoi se Tirana ka marrë një pjesë të madhe të fondeve, dhe kjo është më se e drejtë, pasi është rrethi më i madh në vend. Ai tha se për kryeqytetin janë dhënë 24 milionë dollarë fonde për investime nga Këshilli i Europës, krahas grandeve të tjera apo fondeve të buxhetit. Berisha deklaroi se nuk do të lejojë që shkollat në Tiranë të mos kenë kushtet e duhura. “Ne nuk do të pranojmë që nxënësit e Tiranës të mësojnë në shkolla pa kushte, ku mungon ngrohja, ndërkohë që në çdo rreth ku kam vizituar shkolla, ato kanë qenë me sistem ngrohjeje dhe standarde të tjera të nevojshme”, - tha shefi i ekzekutivit. Berisha ka deklaruar se qeveria që drejton, falë reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, ka arritur të dyfishojë buxhetin, duke investuar në sistemin arsimor 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ai kujtoi se, duke filluar nga 1 maji i këtij viti, të gjithë mësuesit e Shqipërisë do të marrin një pagë dy herë më të madhe sesa në vitin 2005. Kreu i qeverisë ka gjetur edhe në këtë pikë diçka për të thënë në drejtim të opozitës. “Opozita më kërkon të mos rris pagat, opozita protestoi se pagat po rriten me taksat e qytetarëve. Kjo është e vërtetë. Qytetarët e këtij vendi nuk mund t’i investojnë askund më mirë taksat e tyre se për fëmijët dhe mësuesit e fëmijëve të tyre. Ndaj ne do t’i dyfishomë pagat më 1 maj dhe do të vazhdojmë rritjen e madhe gjatë 4 vjetve që vijnë”, - theksoi ai. Ai u shpreh se periudha e qeverisjes së vendit kanë qenë vitet e përqendrimit të madh të qeverisë në reformën e sistemit arsimor. Sipas tij në vitin 2005 u premtua hapja e universiteteve. Duke folur me gjuhën e shifrave, Berisha tha se sot ka 115 mijë studentë kundrejt 52 mijë që kishte në vitin 2005.
Investimet në arsim
Berisha ka thënë se përmes investimeve në sistemin arsimor gjatë viteve të fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1012 shkolla në të gjithë vendin. Sipas tij, reforma në sistemin arsimor ka qenë në epiqendër të përpjekjeve të qeverisë. “Unë dua t’ju jap fjalën se në 4 vjetët që vijnë nuk do të ketë shkollë në Shqipëri që të mos jetë e re ose e rindërtuar. Qeveria do të bëjë që arsimimi e shkollimi të përshtaten plotësisht me kërkesat tregut. Në këtë kontekst, ne do të bëjmë çdo përpjekje për zhvillimin e arsimit profesional për ta inkurajuar atë, sikundër u bëjmë thirrje autoriteteve vendore që ta shndërrojnë atë në një përparësi madhore, në mënyrë që të shkolluarit të kenë hapësira të mëdha punësimi në tregun e vendit”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha.