Ndërtuesit hartojnë paketën antikrizë, kërkesë qeverisë për amnisti në taksa
Kërkesë edhe bashkisë për të diferencuar lejet në ndërtim
Ervin Koçi
“Sektori i ndërtimit në Shqipëri po kalon në kolaps”. Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë dhe vetë ndërtuesit që kanë dhënë sinjalin “SOS” për këtë sektor. Sipas të dhënave, blerja e apartamenteve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ndërtuesit, duke mos shitur apartamente dhe duke mos marrë dot kredi nga bankat, të cilat kanë shtrënguar së tepërmi procedurat, nuk mund të investojnë në ndërtime të reja. Gjithashtu, rritja e kostos së ndërtimit dhe rënia e blerjeve, si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare, ka ndikuar në bilancet negative të biznesit. Kriza financiare ka futur panik te qytetarët, të cilët kanë frikë t’i shpenzojnë kursimet e tyre në blerje shtëpish apo pronash të tjera të patundshme. Përfaqësues të kompanive serioze e kanë mbyllur vitin 2008 me shifra negative në bilancet e tyre. Në një kohë kur efektet e krizës globale po vijojnë të godasin eksportet dhe të ardhurat nga emigrantët janë pakësuar, ndërtuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Ata kanë bërë gati një paketë antikrizë dhe do t’ia paraqesin qeverisë, ndërsa kërkuan gjithashtu miratim të planeve rregulluese apo punë më të mirë të këshillave të Rregullimit të Territorit. Gjatë vitit të kaluar, mbi 700 shoqëri ndërtimi nuk kryen asnjë lek xhiro duke mos punuar fare. Sipas të dhënave, është më i madh se 4 mijë numri i banesave të ndërtuara që akoma janë të pashitura.
Kërkesat për bashkitë
Sipas Avenir Kikës, kreut të Shoqatës së Arkitektëve, problemet në tregun e banesave po vijnë nga mungesa e likuiditetit, nga frenimi i të ardhurave të emigrantëve. “Megjithatë, do të përgatisim një paketë antikrizë, që do të ishte në mbështetje të ndërtuesve dhe do t’ia paraqesim qeverisë”, - tha Kika. Në këtë pikë, ndërtuesit i kanë kërkuar ndihmë si Bashkisë, edhe Qeverisë. Kësaj të fundit që të mundësojë minimizimin e përqindjeve të kredive. “Ashtu si Banka e Shqipërisë uli normat e interesit, t’i ulin bankat e nivelit të dytë, pasi në fakt kjo masë u zbatua në drejtim të kundërt nga bankat e nivelit të dytë, të cilat gjatë kësaj kohe kanë rritur normat e interesit për kreditë deri në 2 pikë, gjë që i frenon individët që të marrin kredi. Kurse nga Bashkia kërkojmë që të mundësohet diferencimi i lejeve që jepen për ndërtim, pasi abuzohet me to”, - theksoi Avenir Kika. Gjithashtu, Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar rishikim të VKM-së Nr. 244 për tarifat e pagesës për punët projektuese dhe të supervizionit. Këto tarifa janë të vjetëruara dhe jashtë realitetit.
Prokurimet publike
Në lidhje me ligjin “Për prokurimet publike”, Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar që në rregulloren e re të reflektohen vërejtjet e saj. “Ftesa për ofertë dhe dokumentet e tenderimit për secilin ent prokurues të jenë standarde dhe joevazive. Çdo shoqëri ndërtimi, që do të marrë pjesë në një tender, të paraqesë të dhënat e përgjithshme të QKR-së që mund të përmblidhen në një dokument të vetëm, në licencën e Ministrisë së Punëve Publike. Procedurat e vlerësimit të ofertave të marrin parasysh heqjen e kufizimit prej tre vjetësh për punime të ngjashme si një kufizim diskriminues dhe i padrejtë për shoqëritë”, - nënvizojnë ndërtuesit si disa nga kërkesat dhe shqetësimet kryesore. Ata kanë kërkuar po ashtu përmirësimin e komisioneve për vlerësimin e ofertave sa i përket përbërjes dhe kohës së ngritjes së tyre.
Licencimi
Ndërtuesit kërkojnë shtyrje të afatit të licencimit deri në dhjetor të këtij viti. Ministria e Punëve ka licencuar vetëm 850 shoqëri ndërtimi. Realisht janë 2500 shoqëri aktive, pra rreth 65 për qind e tyre nuk janë licencuar. “Njohja me kriteret dhe procedurat e reja, procesi i aplikimit dhe sigurimi i dokumentacionit kërkonin një kohë të gjatë. Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar zyrtarisht që VKM Nr. 42 të rishikohet”, - thanë ndëtuesit.
Detyrimet tatimore
Ndërtuesit kundërshtuan çmimet e referencës të vendosura nga administrata tatimore. “Praktikisht, çmimet janë aq dinamike, sa për të njëjtën cilësi të mallit ato ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme brenda të njëjtës ditë. Për këto arsye, ne i kundërshtojmë me forcë të gjitha këto, pasi ato flasin hapur për një prirje të dukshme për të ndërhyrë në mënyrë brutale dhe të padrejtë mbi fatin e biznesit”, - thanë ndërtuesit.
17 Shkurt 2009